LAJMI I FUNDIT:

Lulja e sinqeritetit: Ciklaminët duan një dhomë më të freskët dhe një dritare me pamje nga veriu

Lulja e sinqeritetit: Ciklaminët duan një dhomë më të freskët dhe një dritare me pamje nga veriu

Ciklaminët nuk përballojnë hapësirat shumë të nxehta me ajër të thatë

Më së miri është t’i mbani në hapësira të cilat nuk ngrohen, në të cilat temperatura është prej 10 deri në 15 gradë Celsius.


Kanë nevojë për shumë dritë, por jo edhe për diell të drejtpërdrejtë. Ideale u është pozicioni lindor apo verior, transmeton Telegrafi.

Ciklamini (Cyclamen europaeum) i kuruar mirë mund të lulëzojë vazhdimisht deri në muajin mars. Gjatë asaj kohe fletët e vyshkura duhet hequr.

Gjatë kohës së lulëzimit kanë nevojë për ushqim të rregullt një herë në javë. Natyrshëm pushojnë të rriten në pranverë, andaj duhet pakësuar ujitjen.

Kanë nevojë për një periudhë qetësimi prej rreth një muaji, derisa fletët të thahen. Kur të kalojë rreziku nga acari, përafërsisht në maj, mund t’i vendosni në kopsht, ballkon dhe mos i ujitni deri nga mesi i verës.

Kur fillojnë të zhvillojnë fletë të reja, qepujkat duhet rimbjellë dhe mbajtur në vend të freskët dhe me dritë duke i ujitur rregullisht.

Para acarit duhet zhvendosur në hapësirë jo të ngrohur.

Ciklamini njihet si lule shëruese e shpirtit, bima e Zanave dhe Nimfave.

Për shkak të ngjyrës, bukurisë dhe energjisë pozitive që kjo lule përcjell, ciklamini të qetëson mendjen dhe shpirtin, ndaj këshillohet të mos mungojë në shtëpitë tuaja. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kalo në kategori