LAJMI I FUNDIT:

Katër ministri në Maqedoni shkelin Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Katër ministri në Maqedoni shkelin Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Nga gjithsej 16 ministri, katër ministri kanë ueb-faqe vetëm në një gjuhë, që është në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Sipas ligjit, çdo ministri e ka për detyrim që përveç gjuhës maqedonase të përdorë edhe gjuhën shqipe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e cila udhëhiqet nga Jagoda Shahpasnksa nuk ka version në shqip në ueb-faqe, ndërsa Ministria për Sistem Politike dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive, e cila udhëhiqet nga Artan Grubi, nuk ka version në gjuhën maqedonase, dhe thuhet se versioni në gjuhën maqedonase është në përpunim.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave e cila udhëhiqet nga Arjanit Hoxha nuk ka verzion shqip, përkatësisht kur klikon tek opsioni ajo nuk hapet.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve versionin shqip nuk e ka funksionale, përkatësisht lajmet në gjuhën shqipe në pjesën më të madhe nuk mund të hapen.

Nga Qeveria nuk përgjigjen nëse dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këto shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Ueb-faqet e ministrive janë në fazën e ridizajnimit. Këto ditë është lëshuar versioni i ri. Procesi i përpunimit përfundon dhe gjatë ditëve të ardhshme do të duhet të jenë funksionale si në gjuhën maqedonase ashtu edhe në gjuhën shqipe dhe angleze”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori