LAJMI I FUNDIT:

Anketat epidemiologjike në Maqedoni: Virusi më shumë shpërndahet në grupime të mëdha dhe ahengje

Anketat epidemiologjike në Maqedoni: Virusi më shumë shpërndahet në grupime të mëdha dhe ahengje

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Besim Zekiri, thotë se coronavirusi në përgjithësi përhapet nga grupimet e mëdha dhe festat, ku njerëzit janë pa maska dhe nuk i respektojnë masat tjera për mbrojtje.

Sipas tij, vatrat e virusit gjenden me vështirësi në kushtet kur ka numra të lartë të rasteve të reja. Ai thotë se anketat epidemiologjike ndihmojnë nëse bëhen me kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mënyra e përhapjes kryesisht është në grupime të mëdha, ahengje, ku njerëzit ekspozohen pa maska dhe nuk kanë kujdes për masat tjera për mbrojtje. Është e vështirë të gjenden vatrat në kushtet kur kemi numra të lartë të rasteve të reja, por vatrat kryesore janë në familje dhe organizata punuese”.

“Epidemiologët tashmë një kohë të gjatë punojnë jashtë orarit dhe gjatë fundjavave, por edhe përkundër kësaj, anketat bëhen me vonesa. Anketat ndihmojnë nëse bëhen me kohë, me çka të izolohen të infektuarit dhe kontaktet e tyre”, tha mjeku Zekiri për “A1on”.

Ai shtoi se është e nevojshme të përforcohen kapacitetet, por kjo është e pamundur pasi duhen specialistë, gjegjësisht epidemiologë.

Ndryshe, në nivel ditor Qendra e Shëndetit Publik në Shkup arrin të bëjë 60 anketa, edhe pse ditëve të kaluara numri i të infektuarave ka qenë 500./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori