Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci nuk e pranon kërkim faljen e kryeministrit Avdullah Hoti, lidhur me deklaratat e zëvendësit të tij për të pagjeturit.
Bogujevci thotë se përderisa kreu i qeverisë vlerëson se deklaratat e Selmanajt janë shtrembëruar, nuk ka për çfarë të kërkojë falje.
Deputetja e partisë së Albin Kurtit, në një intervistë për KosovaPress, thotë nëse ka një pikë dinjiteti zëvendëskryeministri Driton Selmanaj nuk do të duhej të shkonte në seancën e nesërme të Kuvendit.
“Në momentin kur thua që fjalët e tij janë shtrembëruar, ti nuk po beson në fakt që e ka bërë atë gabim. Nuk e kuptoj për çka po kërkon falje. Unë e kam përmend tash e sa herë, nuk e kam problemin tek unë si Sarandë, pasi kërkim falja është dashtë me ardh qysh prej fillimi, qysh prej momentit kur është thënë se kjo temë është konsumuar dhe ezauruar… Nuk ka pse më kërkon falje mua, duhet t’i kërkojë falje atyre që janë lënduar gjatë këtyre ditëve. Kjo për mua është me rëndësi”, thotë ajo.
Nëse Selmanaj nesër do të paraqitet në sallën e seancave plenare, deputetja Bogujevci nuk tregon se cilat veprime do t’i ndërmarrë Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ditë më parë thanë se nuk e pranojnë të tretin e qeverisë në Kuvend.
“Mendoj që nëse ka një pikë dinjiteti, ai (Selmanaj) nuk e bënë atë (nuk merr pjesë në seancë). Në fakt deri më tani është dashur të jepte dorëheqje prej postit të cilin e mbanë. Prapë po e them jo pse ka të bëjë diçka me mua, apo subjektin tim, por për shkak të familjarëve dhe kërkesave të qytetarëve që i kanë pasur deri tani, shqetësimin e tyre në këtë drejtim. Tjetra është problematike fakti që ne jemi deputetë të Kuvendit dhe qoftë në seanca, apo në komisione, zyrtarë të qeverisë totalisht, ose të shpërfillin, ose përdorin gjuhë jo të mirë. Ne jemi në shtëpinë tonë, mendoj që Kuvendi duhet të respektohet dhe ai që dha deklarata të tilla të ketë së paku dinjitet…ta shohim si do të rrjedh koha gjatë seancës”, u shpreh Bogujevci.
E për reagimet pas ngjarjeve të javës së kaluar për të pagjeturit, Bogujevci thotë se qëllimi ka qenë për të gjetur një zgjidhje të mirë për të pagjeturit, e jo vetëm sa për të folur.
Ajo vlerëson se më mirë është që qeveria mos të përmend fare këtë temë në procesin e dialogut, sesa të vazhdojë atë në këtë formë siç po vepron.
“Nuk e kemi pasur për qëllim të kemi një seancë veç sa për të folur për çështjen e të pagjeturve. Kemi pasur një seancë për shkak se është shqetësuese mënyra si trajtohet çështja e të pagjeturve në dialog me Serbinë. Kjo ka qenë tema specifike, nuk po flasim për çështje të brendshme të Kosovës, por për çështjen e të pagjeturve se si trajtohet në dialog me Serbinë. Kjo është në dëmin tonë dhe kauzës nëse trajtohemi barabartë karshi Serbisë. E kam përmend tash e sa herë se duhet të ketë persona ekspertë të kësaj fushe, duhet të ketë kërkesa konkrete, argumente konkrete karshi Serbisë për trajtimin e kësaj çështjeje. Sinqerisht është më mirë mos përmendet kjo temë hiç në këtë proces të dialogut sesa në formën që është bërë”, deklaron ajo.
Javën e kaluar për temën e të pagjeturve pati tensione të mëdha në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët ishin afër edhe një përleshjeje fizike.
Ndërsa vet deputetja Saranda Bogujevci është e mbijetuara e masakrës së Podujevës nga forcat serbe në vitin 1999./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
“Zgjedhja jote, kursimi yt” – Fushata e Tineks-it me një numër të madh produktesh me zbritje nga të gjitha kategoritë
Rrezikohen banesa, rrëshqitje masive dherash në Porto Romano
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?