LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj-Sadriut: Je paguar dhe nuk e ke mbajtur vendin e punës, do të japësh llogari  

Kadrijaj-Sadriut: Je paguar dhe nuk e ke mbajtur vendin e punës, do të japësh llogari  

Prindon Sadriu, burri i u.d. së presidentes, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar padi ndaj deputetes së AAK-së, Time Kadrijajt për siç ka thënë, shpifje.

Ai ka sqaruar se nuk ka qenë kurrë konsull, por ka thënë se i përket grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008.

Por, pas kësaj ka reaguar sërish Kadrijaj.


Burri i Vjosa Osmanit i reagon Kadrijajt: Do të padis për shpifje, nuk jam e as nuk kam qenë ndonjëherë konsull
Lexo po ashtu Burri i Vjosa Osmanit i reagon Kadrijajt: Do të padis për shpifje, nuk jam e as nuk kam qenë ndonjëherë konsull

Deputetja e AAK-së kërkon llogari nga Sadriu për mos mbajtjen e vendit të punës.

“Prindon Sadriu, ne i kemi parë të gjitha të dhënat për hyrje daljet e tua drejt Shkupit. Ti je paguar por nuk e ke mbajtur dhe rrallë e ke vizituar vendin e punës”.

“E për këtë do të jepni llogari të gjithë në komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Të shohim kush ka keqpërdorë buxhetin e Kosovës”, ka thënë Kadrijaj në reagimin e saj në rrjetin social Facebook./Telegrafi/