LAJMI I FUNDIT:

Prishtina, Peja dhe Fushë Kosova prijnë me numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në 24-orët e fundit

Prishtina, Peja dhe Fushë Kosova prijnë me numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në 24-orët e fundit

Në 24-orët e fundit nga coronavirusi kanë humbur jetën nëntë pacientë, ndërsa janë konfirmuar 704 raste të reja.

IKSHPK njofton se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 271.


Pastaj, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste.

Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste.

Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste.

IKSHPK njofton se raste aktive janë 13 mijë e 168, derisa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/