LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Osmanit i reagon Zafir Berishës: Koordinator shteti nuk është pazar, e integriteti i tij është mbi interesin tënd e të bashkëpartiakëve tuaj

Këshilltari i Osmanit i reagon Zafir Berishës: Koordinator shteti nuk është pazar, e integriteti i tij është mbi interesin tënd e të bashkëpartiakëve tuaj

Faton Peci, shef i kabinetit të kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm, Zafir Berisha e cili e quajti baltosje dhe ofenduese për Kosovën, që pozitën e u.d të presidentes ta ushtroj Vjosa Osmani.

Peci përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se reagimi i Berishës është reagim organik për gjëra që kanë ecur mbrapshtë prej afro dy dekadash dhe në të cilat sipas Pecit është i përfshirë vetë Zafir Berisha bashkë me shokët e tij e me parti.

“Të dhurosh post konsulli për vota është marifet politik i paparë. Si koordinator, sigurisht ia kë anën me koordinime të kësaj natyre. Mbase edhe mund të kesh qenë koordinator i kësaj pune?! Natyrisht që çfarëdo përpjekje për të vendos rend e ligj prej teje dhe shokëve mund të kuptohet si cenim, porse duhet të ekzistojë një kohë kur duhet t`i jepe fund diplomacisë së odave. Me devotshmëri jeni vërë në mbrojtje të ish-bashkëpartiakut tuaj, e pritshme, e natyrshme, porse jo normale”, ka shkruar Peci.


Reagon ashpër Zafir Berisha, e quan ofendim e baltosje për Kosovën që u.d e presidentes të jetë Vjosa Osmani
Lexo po ashtu Reagon ashpër Zafir Berisha, e quan ofendim e baltosje për Kosovën që u.d e presidentes të jetë Vjosa Osmani

Postimi i plotë:

Zv.ministri e koordinatori kibernetik, Zafir Berisha paska marrë mundin të bëj një “analizë” në lidhje me u.d. Presidenten, Vjosa Osmani, duke përdorur mjetin politik që i hynë në punë çdo ditë- fyerjen.

Zafir, e kuptoj reagimin tënd. Është reagim organik për gjëra që kanë ecur mbrapshtë prej afro dy dekadash dhe në të cilat je përfshi ti, bashkë me shokët e tu e me parti.
Të dhurosh post konsulli për vota është marifet politik i paparë. Si koordinator, sigurisht ia kë anën me koordinime të kësaj natyre. Mbase edhe mund të kesh qenë koordinator i kësaj pune?!
Natyrisht që çfarëdo përpjekje për të vendos rend e ligj prej teje dhe shokëve mund të kuptohet si cenim, porse duhet të ekzistojë një kohë kur duhet t`i jepe fund diplomacisë së odave.

Me devotshmëri jeni vërë në mbrojtje të ish-bashkëpartiakut tuaj, e pritshme, e natyrshme, porse jo normale.

Nga shkaku se nuk është diplomacia odë ku me kritere kanuni vendoset për veprimet. Është çështje më e hollë se sa një qëndrim i yti në Facebook. Ndaj, Zafir, vazhdoje rrugëtimin tënd me fyerjen si mjet politik, sepse gjithmonë ka një fund. Kurdo që ju dalim në ballë gjërave të këqija, shkeljeve ligjore, nuk është vonë. Koordinator, vazhdoje përpjekjen tënde kibernetike, kurse dostat e bashkëpartiakët rehatoi në odën tënde. Shteti nuk është pazar, e integriteti i tij është mbi interesin tënd, bashkëpartiakëve dhe partisë tënde!

P.s
Për siZafirët, vendosja e vulës së Presidentit Rugova në aktet zyrtare të Presidencës është veprim i sanksionuar ligjor.
Me Ligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës, në kreun I te Dispozitat e Përgjithshme, në pikën 2 të Nenit 1 thuhet se : ”Presidenti i Republikës së Kosovës ka simbolet e veta, të cilat përdoren krahas simboleve të Republikës së Kosovës”.
Tradita institucionale dhe aplikimi i ligjeve nuk është çështje periodike, por sistematike.
Ata që po kasavetohen pse është rikthy vula në vendin e vend, duhet ta shtojnë një pyetje: Pse vula e Presidentit Rugova që është përdorur në dokumente zyrtare para disa vjetësh është reviduar nga përdorimi?!
Me vulën e presidentit Rugova vetëm se po zbatohet një kriter ligjor, i shkelur nga presidenti paraprak!

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori