LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen nokautet, nuk shpallet fituesi – rregullat e pazakonta në meçin mes Mike Tyson dhe Roy Jones

Ndalohen nokautet, nuk shpallet fituesi – rregullat e pazakonta në meçin mes Mike Tyson dhe Roy Jones
(Foto: The Sun)

Mike Tyson dhe Roy Jones Jr e kanë të ndaluar që ta nokautojnë njëri tjetrin në duelin rikthyes të të shtunës mbrëma.

Legjendat e boksit që janë 54 dhe 51 vjeç, do të hyjnë sërish në ring në datën 28 nëntor, mirëpo nën disa rregulla të tjera.


Jashtë ringut nuk do të ketë gjyqtarë, ashtu që nuk do të shpallet fituesi i meçit që do të zgjatë tetë raunde nga dy minuta.

(Foto: Instagram/miketyson)

Tyson dhe Jones nuk do të mbajnë mbrojtëse për kokën, por do të mbajnë dorëza më të mëdha se ato që përdoren zakonisht në boksin elitar.

Mike Tyson ka humbur 45 kilogramë para meçit ndaj Jones, heq bluzën në televizion dhe tregon mënyrën deri te suksesi
Lexo po ashtu Mike Tyson ka humbur 45 kilogramë para meçit ndaj Jones, heq bluzën në televizion dhe tregon mënyrën deri te suksesi

Nëse ndonjëri prej tyre pëson ndonjë çarje, dueli ndërpritet menjëherë – transmeton Sky Sports. Po ashtu, para meçit duhet të nënshkruajnë me Agjencinë Vullnetare Anti-Doping.

(Foto: Instagram/royjonesjrofficial)

“Nëse vjen puna për kafshim, do të kafshojmë. Çfarëdo që duhet të ndodhë, do të ndodhë, kështu është. Ai është akoma Mike Tyson, akoma është një prej njerëzve më të fortë, më eksploziv që ka shkelur në një ring boksi”, ka thënë Jones Jr për Sky Sports.

I pakënaqur me rregullat e vendosura nga Komisioni i Kalifornisë është shprehur edhe presidenti i UFC-së, Dana White: “Nuk ka nokaute? Nuk lejohen ta nokautojnë njëri-tjetrin? Si mund ta zbatoni këtë?”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori