LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Vushtrri, arrestohen dy persona

Të shtëna me armë në Vushtrri, arrestohen dy persona
Foto: Ilustrim

Sot në orët e pasdites, një zënkë mes dy personave ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri, me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar dhe është konfiskuar njëarmë zjarri

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në orët e pasdites së sotme në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur informacionit, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë e llojit  pistoletë”, ka thënë Zahiti, për Telegrafin.


“Bazuar në  hetimet fillestare, ngjarjes dyshohet ti ketë paraprirë një zënkë ndërmjet dy të dyshuarve,  ku më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë në ajër me armë zjarri, ku nga e shtëna me armë nuk raportohet për të lënduar. Gjatë  ekzaminimit të vendit të ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.

Sipas tij, të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku  rasti  është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale mbajtje  në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës

Pas procedurës së intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori