LAJMI I FUNDIT:

“Mourinho ua ka shpërlarë trurin lojtarëve të Tottenhamit” – kështu mendon Sherwood

“Mourinho ua ka shpërlarë trurin lojtarëve të Tottenhamit” – kështu mendon Sherwood

Tim Sherwood ka thënë se Jose Mourinho ua ka shpërlarë trurin lojtarëve të Tottenhamit, derisa beson se ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester United mund të fitojë Ligën Premier në këtë sezon.

Spurs janë aktualisht lider të ligës angleze me 20 pikë (aq sa ka edhe Liverpooli) nga 27 të mundshmet, duke u bërë si favoritë për të fituar trofeun.


Sherwood beson se Mourinho ka bindur lojtarët e tij se mund të fitojnë Ligën Premier në këtë edicion, duke mposhtur skuadra të mëdha si, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea, që janë më në formë.

Video e Mourinhos në takim me Kanen bëhet viral në internet: Të jesh me mua, mund të ndihmoj të eksplodosh
Lexo po ashtu Video e Mourinhos në takim me Kanen bëhet viral në internet: Të jesh me mua, mund të ndihmoj të eksplodosh

“Ai ka gjetur një mënyrë se si t’i bashkojë lojtarët në një grup”, ka thënë ish-mesfushori i Spurs në talkSPORT.

“Mourinho ka blerë lojtarë si Sergio Reguilon, që është një transferim i mirë, mirëpo më i dalluari deri më tani është Pierre-Emile Hojbjerg. Është përshtatur në stilin e portugezit”.

“Jose u ka shpërlarë trurin lojtarëve të tij se mund të fitojnë trofe dhe ata kanë nevojë të fitojnë trofe me mentalitetin që kanë”, ka shtuar më tej Sherwood. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori