LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari në gjyqin e vrasjes së Khashoggit: Ai u kërcënua nga ish-këshilltari i princit Bin Salman

Dëshmitari në gjyqin e vrasjes së Khashoggit: Ai u kërcënua nga ish-këshilltari i princit Bin Salman

Një dëshmitar në një gjykatë turke tha sot se gazetari i vrarë saudit, Jamal Khashoggi mori kërcënime nga një ish-këshilltar i princit saudit, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.

Khashoggi u kërcënua nga Saud al-Kahtani, një dëshmitar tha në gjyqin e dytë për 26 të dyshuar në një gjykatë në Stamboll, tha Christian Mihr i organizatës për lirinë e medias – Reporterët pa Kufij (RSF).

“Khashoggi foli në lidhje me një bisedë telefonike me Kahtani ndërsa jetonte në Uashington, duke thënë se e di se ku jeton Khashoggi me fëmijët e tij,” shkroi Drejtori i Fushatës Ndërkombëtare të RSF, Rebecca Vincent në Twitter. Gjyqi i 26 të dyshuarve në mungesë do të rinisë në 4 mars, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë, Khashoggi u vra në vitin 2018 pasi hyri në konsullatën Saudite në Stamboll për të marrë letrat e dasmës me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz. Ajo po e priste para ndërtesës.

Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi u vra nga mercenarë sauditë dhe se trupi i tij u copëtua dhe u tërhoq nga konsullata. Eshtrat e kolumnistit të Washington Post, një kritik i ashpër i trashëgimtarit saudit të fronit, nuk janë gjetur kurrë.

Seanca e parë në gjyqin në Stamboll filloi në korrik, fillimisht kundër 20 sauditëve. Midis tyre ishin Kahtani dhe Ahmed al-Asiri, një ish-nënkryetar i inteligjencës Saudite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori