LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Lipjan, policia gjen armë në veturën e tyre

Arrestohen dy persona në Lipjan, policia gjen armë në veturën e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar disa armë në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit, dhe se ka bërë identifikimin e përdoruesve të tyre. 

Policia njofton se të dyshuarit janë  V. Z, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe M. K, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.


“Janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia sqaron tutje se më datë 24.11.2020 rreth orës 00:30, në hyrje të fshatit Shalë të komunës së Lipjanit, policia ka ndaluar veturën Opel Astra me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

• Një (1) armë automatike AK47,
• Një (1) revole të tipit Zastava, të kalibrit 9 mm,
• Tre (3) copë fishek të kalibrit 7.62 mm,
• Një (1) karikator, si dhe
• Një (1) pajisje optike për armë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori