Buxheti i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale të Maqedonisë për vitin 2021 është mbi 53 milion denarë
Buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2021 është parashikuar në 53.183.958 mijë denarë. Buxheti për vitin e ardhshëm është parashikuar në mënyrë që të kapërcehen pasojat negative të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, theksoi sot në konferencën për shtyp Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
“Ruajtja e çdo vendi të punës, mbështetja dhe qasja e lehtësuar në ndihmën minimale të garantuar për kategoritë më të prekshme të qytetarëve, ndërtimi i objekteve për fëmijë në moshën parashkollore dhe zhvillimit të hershëm fëmijëror, objektet për mbrojtje sociale, mbështetje për masat aktive të punësimit, pagesa e rregullt dhe në kohë e pensioneve, vazhdimi i procesit të deinstitucionalizimit dhe fillimi me decentralizimin e shërbimeve sociale janë fushat në të cilat do të shpenzohen mjetet nga buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale”, tha Shahpatska.
Për investime kapitale për vitin e ardhshëm janë parashikuar 100 milionë denarë, prej të cilave 93.900 mijë denarë janë për objektet e ndërtimit, ndërsa 6.100 mijë denarë janë parashikuar për pajisje. Për ndërtimin e kopshteve të reja të përfundimin e kopshteve tashmë të filluara janë parashikuar 67.650 mijë denarë. Mjetet e mbetura janë për objektet e mbrojtjes sociale: shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat e kujdesit ditor për personat me aftësi të kufizuara.
“Vitin e ardhshëm do të përfundojë ndërtimi i 14 kopshteve, ndërsa në proces është përgatitja e Programit për fillimin e ndërtimit të objekteve të reja të kujdesit për fëmijët”, theksoi Ministrja, duke shtuar se qëllimi është që të sigurohet qasje për fëmijët në moshën parashkollore në zonat rurale, në ambiente ku deri më tani nuk ka pasur çerdhe, sepse, siç tha ajo, çdo fëmijë është i rëndësishëm për ne.
Për funksionimin e pandërprerë të kopshteve të fëmijëve, si dhe për kujdesin e të moshuarve në shtëpitë e pleqve janë parashikuar grante bllok në vlerë prej 2.075.000.000 denarë, ndërsa shuma e këtyre mjeteve do të rritet me hapjen e objekteve të reja.
Në pjesën për kompensimet sociale, në Buxhetin për vitin e ardhshëm janë parashikuar 10.500. 000.000 denarë, ndërsa me ato do të përfshihen rreth 300 mijë përdorues.
“Kjo do të thotë që janë siguruar mjete për pesë mijë familje shtesë që marrin ndihmë minimale të garantuar, kështu që numri i përgjithshëm i familjeve të mbuluara nga kjo masë do të jetë 36.500. Ne jemi duke e rritur mbulimin e fëmijëve që marrin ndihmë për fëmijë dhe ndihmë arsimore”, tha Ministrja.
Shahpaska theksoi se për shkak të Kovid-19, u bënë ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen Sociale dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, të cilat sigurojnë qasje më të lehtë në këto të drejta sociale.
“Të drejtat e tjera shoqërore vazhdojnë të rrjedhin – ndihma për aftësi të kufizuar, kompensim financiar për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, por edhe pagesa e pensionit social për 7.593 qytetarë”, informoi Shahpaska.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?