LAJMI I FUNDIT:

Britaniku pranon se ka abuzuar seksualisht me rreth 100 fëmijë anembanë botës

Britaniku pranon se ka abuzuar seksualisht me rreth 100 fëmijë anembanë botës

Një britanik pranoi se kishte abuzuar seksualisht me pothuajse 100 djem të moshës 4-14 vjeçare gjersa policia dyshonte se kjo shifër mund të shkonte deri në pesë mijë fëmijë anembanë botës.

Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit njoftoi se David Wilson përmes Facebookut dhe rrjeteve të tjera sociale kishte kontaktuar viktimat në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Australi.

Britaniku 36-vjeçar u dërgoi fotografi të grave të reja viktimave të tij, të cilat i gjeti në internet në këmbim të fotove dhe regjistrimeve të tyre, raporton reuters.


Duke u paraqitur në Ipswich Crown Court të hënën, ai pranoi fajësinë për 96 vepra penale kundër 51 djemve, të moshës nga katër deri në 14-vjeç.

Sapo fitoi besimin e tyre, ai i shantazhoi që t’i dërgonin më shumë nga fotot e tyre. Në disa raste, ai u kërkoi atyre të abuzonin me vëllezërit ose miqtë e tyre më të vegjël. /Telegrafi/