Një grua britanike që u bashkua me Shtetin Islamik në Siri, në një moshë të shkollës së mesme nuk duhet të kthehet në Britani për të sfiduar ligjërisht një vendim të qeverisë për t’ia hequr shtetësinë për shkak të një rreziku të sigurisë, tha të hënën gjykata më e lartë e Britanisë.
Shamima Begum, me origjinë nga Bangladeshi, u largua nga Londra në vitin 2015 kur ishte 15 vjeçare dhe udhëtoi për në Siri përmes Turqisë me dy shokë të shkollës, raporton theguardian.
Në Siri, ajo u martua me një luftëtar të Shtetit Islamik dhe jetoi në Raqqa, kryeqyteti i kalifatit të vetëshpallur xhihadist. Ajo qëndroi atje për katër vjet derisa u gjet në një kamp paraburgimi. Që nga largimi nga Britania, ajo ka lindur tre fëmijë, por të tre kanë vdekur ndërkohë. transmeton Telegrafi.
Ministria e Brendshme Britanike ia hoqi shtetësinë në korrik, por gjykata e apelit vendosi unanimisht se Begum, tani 21 vjeçare, ka të drejtë të apelojë vendimin nëse i lejohet të kthehet në Britani.
Avokati i qeverisë britanike, James Eadie i tha Gjykatës së Lartë se agjencitë e inteligjencës kishin arritur në përfundimin se ata që bashkëpunuan me Shtetin Islamik ishin një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare, duke justifikuar heqjen e shtetësisë.
Çështja Begum është temë e debatit të ashpër në Britani. Nga njëra anë, janë ata që pretendojnë se ajo hoqi dorë nga shtetësia e saj duke u bashkuar me Shtetin Islamik, dhe nga ana tjetër, ka nga ata që besojnë se duhet t’i kthehet asaj dhe më pas të gjykohet në Britani.
Seanca dëgjimore në Gjykatën e Lartë do të zgjasë dy ditë dhe vendimi do të shpallet në një datë të mëvonshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles