LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qendra e Kujtesës së Kosovës, zë i kujtimeve të të mbijetuarve

Hoti: Qendra e Kujtesës së Kosovës, zë i kujtimeve të të mbijetuarve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”, projekt ky i mbështetur edhe nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Kryeministri Hoti tha se zyrtarizmi i kësaj nisme sot e konfirmon mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për këtë çështje mjaft të ndjeshme.

“Le të shërbejë ky projekt si një hap përpara në përkushtimin për t’u dhënë zë kujtimeve të mbijetuarve dhe trashëgimisë së atyre që ranë, si dhe të pagjeturve, në përpjekje drejt shërimit, gjetjes së përgjigjeve të shumëpritura dhe njohjes më të thellë të historisë e të identitetit tonë’’ nënvizoi ai.


Kryeministri Hoti përgëzoi dhe vlerësoi punën e të gjithë akterëve të përfshirëve në këtë projekt të jashtëzakonshëm, pjesë e aktiviteteve në kuadër të “Muajit të Anton Çettës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori