LAJMI I FUNDIT:

Naim Fetahu i PDK-së në hapje të fushatës në Podujevë: Po i japim fund keqqeverisjes 20 vjeçare, ne jemi ndryshimi i vërtetë

Naim Fetahu i PDK-së në hapje të fushatës në Podujevë: Po i japim fund keqqeverisjes 20 vjeçare, ne jemi ndryshimi i vërtetë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 29 nëntorit.

Në prezencë të kryetarit në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, Fetahu ka thënë se ndryshimi i vetëm i vërtetë për Podujevën është PDK.

“Mjaftë më me të njëjtit njerëz të cilët qeverisin qe 20 vjet në Podujevë. Të dy kundërkandidatët e mi kanë udhëhequr me qytetin tonë dhe shikojeni rezultatin. Prandaj, ndryshimi i vërtetë jemi vetëm ne.”, ka thënë Fetahu.


Më tutje, Naim Fetahu ka denoncuar keqqeverisjen 20 vjeçare të LDK-së në këtë komunë, duke përmendur disa nga problemet kryesore.

“Qe 20 vjet nuk kemi spital, nuk kemi shërbime të denja shëndetësore, nuk kemi shkolla moderne dhe biznese të cilat çdo ditë e më shumë po largohen nga qyteti ynë. Të rinjtë janë të pa perspektivë e të moshuarit të pashpresë. Kjo duhet të ndryshoj tani, sot dhe të mos rikthehet asnjëherë më.”, ka thënë Fetahu, thuhet në njoftimin për media.

Ai ka premtuar se qysh në mandatin e parë si kryetar i Podujevës do t’u jap përgjigje shqetësimeve kryesore të qytetarëve.

“Ne kemi dhënë shembull si duhet të udhëhiqet shëndetësia dhe këtë model do ta sjellim urgjentisht në Podujevë për të ndihmuar banorët tonë të tejkalojnë sfidën me COVID-19. Podujevën do ta bëjmë me spital modern ku të gjithë qytetarët do të marrin shërbimet të cilat kanë nevojë. Bizneset dhe sipërmarrësit do t’i kthejmë në aleatët kryesorë në rindërtimin dhe rilindjen e qytetit tonë. Për të rinjtë, vende të reja puna ndërsa për të moshuarit kujdes të shtuar. Gratë, me të cilat do të bashkë udhëheqim komunën, do të kenë vendin e tyre të garantuar dhe të merituar në komunën tonë.”, ka thënë Fetahu.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Podujeva ka shansin e artë që të bëjë ndryshimin në të mirë të qytetit të tyre me Naim Fetahun kryetar.

“Naim Fetahu është një person që është dëshmuar para, gjatë dhe pas luftës në Podujevë. Ai është ndryshimi i vërtetë për Podujevën. Naimi ka mbështetjen e plotë të qendrës që Podujevën ta shndërroj në një qytet zhvillimor që kujdeset për të gjitha kategoritë e shoqërisë. Prandaj, me 29 nëntor, votojeni Naim Fetahun. Votojeni Partinë Demokratike të Kosovës si zgjidhjen më të mirë për Podujevën.”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori