IDSCS: Kredi “të shpejta” dhe “të lira” për realizim të shtrenjtë dhe të vështirësuar të projekteve kapitale
Lidhja e marrëveshjeve të drejtpërdrejta për projekte infrastrukturore kapitale, pa ankand publik, rrit rrezikun për korrupsion. I tillë ishte edhe marrëveshja e qeverisë së atëhershme me kompaninë kineze “Sinohidro” për ndërtimin e autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, analizon Institutin për Demokraci në hulumtimin “Të ngatërruar në rrugë pa krye: besimi mashtërues në kapitalin korroziv kinez për ndërtimin e autostradave të Maqedonisë së Veriut”. Por edhe përskaj atij rreziku, kreditë të këtilla kinse të lira dhe të shpejta janë tërheqëse për politikanët e Ballkanit Perëndimor.
Mbi 10 milion euro për një kilometër autostradë, në pajtim me projeksionet aktuale. Shumë e cila me gjasë mund të rritet më tej. Aq do t’i kushtojë qytetarët autostrada Kërçovë – Ohër, projekt i cili përpos që vonon 3 vjet, u bë pothuajse dyfish më i shtrenjtë nga çmimi fillestar, ndërsa mbi të njëjtin hije hodhi procesi gjyqësor i iniciuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.
Publikimi i bisedave të përgjuara në vitin 2015, nga opozita e atëhershme, zbuluan ekzistimin e dyshimit për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, pas çka ishte ngritur akuzë. Prokuroria Speciale Publike e hapi lëndën “Trajektorja” kundër katër personave zyrtare, funksionarë të lartë qeveritarë dhe njoftoi se ekziston dyshim i bazuar se buxheti është dëmtuar për 155.117.172 Epilog juridik për procesin gjyqësor, ende nuk ka.
Autostrada filloi të ndërtohet më 22 shkurt 2014. Kredia për këtë investim kapital u huazua nga banka kineze “Eskim” dhe shteti duhet ta kthejë për 20 vjet. Në tetor të vitit 2013, Kuvendi aprovoi kredinë, ndërsa në nëntor u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kompanisë kineze.
Qeveria e atëhershme, premtoi se autostrada e re do të jetë gati për 4 vjet, në vitin 2018, por në vitin 2020 në këtë aks rrugor nuk janë përfunduar as gjysma e punimeve. Realizuesi kinez “Sinohidro” tani ka afat deri më 30 qershor të vitit 2021 të përfundojë ndërtimin e autostradës. Kilometrat e parë të autostradës ndërmjet Vrbjani dhe Ohrit, është paralajmëruar se do të lëshohen në përdorim këtë vit.
Projekti fillestar pësoi ndryshime për shkak të mos përputhjes së trasesë së projektuar dhe asaj të realizuar, aktivitetet ndërtimore u ndërprenë, ndërsa koston për këtë e paguajnë qytetarët. Qeveritarët thonë se realizimi i përgjithshëm i projektit tani është diçka mbi 50%.
U paralajmërua se autostrada e gjatë 57 kilometra do të jetë me kosto prej 374 milion euro por çmim me anekset plotësuese mbi marrëveshjen fillestare deri tani ka arritur pothuajse 600 milion euro.
Analizën „Të ngatërruar në rrugë pa krye: besimi mashtërues në kapitalin korroziv kinez për ndërtimin e autostradave të Maqedonisë së Veriut” mund ta lexoni këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
ASH: Memedi pranoi se vazhdon të rrezikojë shëndetin e fëmijëve, konfirmoi dështimin e Sali, Taravarit dhe Mexhitit
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Uji në Tetovë me erë dhe shije të pazakontë, autoritetet thonë se është i pijshëm
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët