LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 124 pacientë me coronavirus – 19 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 124 pacientë me coronavirus – 19 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 124 pacientë me coronavirus.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se, 3 pacientë janë në respirator, 101 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë, transmeton Telegrafi.


Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 515 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“19 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 12 lindje kanë qenë normale dhe 7 me prerje cezariane. Kanë lindur 20 foshnje, 16 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore, një lindje ka qenë binjake”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se 496 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,653 analiza.

“Gjatë vikendit janë kryer 17 Operacione ndërsa numri i shërbimeve në Radiologji gjatë vikendit ka qenë 359 dhe atë: 273 Rëntgen, 68 EHO dhe 18 CT”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori