LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti poston fotografi të Tiranës me plot njerëz rrugëve, reagon për orën policore në Kosovë

Ahmeti poston fotografi të Tiranës me plot njerëz rrugëve, reagon për orën policore në Kosovë
Foto: Arkiv

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sërish ka reaguar për masat e qeverisë, duke përfshirë orën policore në zonat e kuqe.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar një fotografi të Tiranës, në të cilën shihen grumbull njerëzish duke lëvizur rrugëve përkundër rritjes së numrit me të infektuar.

Ahmeti thotë se reagimi i tij nuk ka të bëjë me Tiranën por rreth asaj se çfarë masash janë marrë këto ditë në Kosovë me orë policore kur qytetarët mund të udhëtojnë drejt Tiranës e Shqipërisë me nga 546 raste.


“E para ky post nuk është kundër Tiranës! Shpresoj që prishtinalitë ta vizitojnë sa më shumë. Por çfarë masash janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shku në Tiranë e Shqipëri me 546 raste sot. Por nuk mundesh në Pr. Foto nga Tirana sot” është shprehur Ahmeti.

Ndryshe, në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 18 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Ndërkaq, sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, dhjetë pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 707 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste ( vjeç), Dragash 1 rast ( vjeç), Istog 1 rast ( vjeç), Klinë 1 rast ( vjeç), Podujevë 1 rast ( vjeç), Shtime 1 rast ( vjeç), Vushtrri 1 rast ( vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1,831 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 550 pacientë, duke e çuar në 21,043 numrin e pacientëve të shëruar nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë që prej paraqitjes së pandemisë së coronavirusit është 34,295, prej të cilëve 914 pacientë kanë vdekur.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 12,338./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Siguri
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori