LAJMI I FUNDIT:

Edhe dhjetë ditë deri tek krijimi i qeverisë së re të Malit të Zi, Abazoviq nuk lëviz nga qëndrimet: E duam Ministrinë e Brendshme

Edhe dhjetë ditë deri tek krijimi i qeverisë së re të Malit të Zi, Abazoviq nuk lëviz nga qëndrimet: E duam Ministrinë e Brendshme

Lëvizja Qytetare (GP) URA kurrë nuk do të lejojë që koncepti civil dhe sekular i shtetit të Malit të Zi të rrezikohet në asnjë mënyrë, tha kreu i asaj partie, Dritan Abazoviq, duke shtuar se nuk mendon se përbërja e propozuar e qeverisë së ardhshme kërcënon këto parime themelore.

Kur u pyet nëse do të jetë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm, siç ka propozuar i mandatuari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, dhe nëse mund i është ofruar një tjetër portofol, Abazoviq tha se do të qëndronte në pozitat e gjertanishme, raporton rtcg.


“I mandatuari më tha se do të donte të ishte i vetmi zëvendëskryeministër i ngarkuar me sektorin e sigurisë. Nëse qëndron me këtë, unë jam i gatshëm ta pranoj atë detyrë, por nëse ka plane të tjera – nuk e kam problem të mos jem pjesë e kësaj”, specifikoi Abazoviq, transmeton Telegrafi.

Ai tha se nuk e dinte kush do të ishte Ministri i Punëve të Brendshme dhe se kishte disa kandidatë.

Mandatari për kryeministër i Mal të Zi, Krivokapiq: Abazoviq do të jetë zv.kryeministër dhe zëvendësi im
Lexo po ashtu Mandatari për kryeministër i Mal të Zi, Krivokapiq: Abazoviq do të jetë zv.kryeministër dhe zëvendësi im

“Ne ishim në kërkim të zgjidhjeve më të mira. Në çdo rast, është shumë e rëndësishme të qëndrosh i përqendruar dhe të vendosësh personin e duhur në atë pozicion”, shtoi Abazoviq.

Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi do të mblidhet më 2 dhjetor për votuar qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur muaj më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori