LAJMI I FUNDIT:

Policia thotë se 28-vjeçari nga Malisheva dyshohet se është kidnapuar

Policia thotë se 28-vjeçari nga Malisheva dyshohet se është kidnapuar
Foto: Arkiv/Ilustrim

Sot, është raportuar për një 28 vjeçar të zhdukur nga komuna e Malishevës.

Rastin e ka bërë të ditur policia.

Sipas tyre, dyshimet e para janë se i riu nga fshati Rud i Malishevës është kidnapuar.


Nysret Gjurkaj, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, ka treguar se familjarët e 28 vjeçarit, kanë pranuar një foto të një personi i cili ishte i lidhur me litar.

Por, sipas tij ende nuk dihet lokacioni dhe kur është shkrepur fotografia.

“Me me datë 22.11.2020 rreth orës 09:00 në Stacionin Policor – Malishevë, ka ardhur familjari i personit të zhdukur dhe i cili njoftoi se dje me datë 21.11.2020 rreth orës 17:00 vëllai i tij J.Sh.R, lindur me 1993.

Ai kishte dalë nga shtëpia në fshatin Rud, dhe që nga ajo kohë edhe pas kërkimit tek të afërmit e tyre nuk kanë mundur të kontaktojnë me të.

Patrullat Policore nga Stacionit Policor Malishevë dhe disa bashkëfshatar janë kërkim të tij. Sipas informacioneve dyshohet se bëhet fjalë për kidnapim (familjaret kanë pranuar një foto të një personi i cili ishte i lidhur me një litar, edhe pse nuk dihet lokacioni dhe koha e fotos.

Pritet të angazhohet dhe Njësia K-9 në kërkim të të zhdukurit”, tha Gjurkaj.

Ndërkaq, në raportimin fillestar, familjarët e tij kanë treguar se ai është larguar nga shtëpia dje (e shtunë), rreth orës 17:00, njofton Telegrafi.

Ftohen të gjithë ata që e shohin, apo dinë ndonjë gjë për fatin e Jetmirit të lajmërohen në numrin: 044 204 484, Njazi Rudi ose në Policinë e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Kronika e Zezë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori