LAJMI I FUNDIT:

Manaj i pandalshëm në Turqi, shënon dy gola e asiston në dy të tjerë për Ankara Keciorengucun

Manaj i pandalshëm në Turqi, shënon dy gola e asiston në dy të tjerë për Ankara Keciorengucun

Reprezentuesi i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Arb Manaj, ka gjetur sërish golin në Ligën e Parë të futbollit turk.

22 vjeçari ka realizuar dy herë brenda gjysmë ore lojë për skuadrën e tij Ankara Keciorengucu në duel me Akhisarspor.

Golin e parë në ndeshje ai i realizoi minutën e 18-të, ndërkohë që shpejtë e gjeti edhe golin e dytë, pasi që realizoi në minutën e 33-të.


Manaj realizon kështu golin e tretë në kampionat dhe të pestin që kur u transferua te skuadra nga kryeqyteti turk.

Ai kishte realizuar dy gola në rrethin e parë të Kupës së Turqisë gjithashtu.

Përpos dy golave të shënuar, Manaj ka asistuar edhe në dy golat e tjerë për skuadrën e tij e cila po udhëheq 4-0 ndaj Akhisar.

Me një fitore eventuale ekipi i Ankara Keciorengucu do të futej seriozisht në garë për të kërkuar inkuadrimin në kampionatin elitar. /Telegrafi/