LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Mos qofsha në lëkurën e atyre deputetëve që e kanë votuar Gjykatën Speciale

Haradinaj-Stublla: Mos qofsha në lëkurën e atyre deputetëve që e kanë votuar Gjykatën Speciale
Foto: Arkiv

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka folur për herë të parë për komunikimet nëpërmjet notave verbale me Gjykatën Speciale dhe marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë.

Ndërkohë që gjenden varreza të reja me trupa të shqiptarëve në Serbi, në Hagë krerët e UÇK janë venë në bankën e të akuzuarit për krime lufte, në Hagë.

E pyetur se çfarë po bën aktualisht Kosova për t’i ndihmuar, ministrja thotë se ky është një moment shumë i vështirë për shtetin dhe popullin e Kosovës, ndërsa shtoi se po bëhen ende konsultime për të pasur një qasje të unifikuar.


“Është një çështje komplet revizioniste. Ndaj gjithë sakrificave dhe vuajtjeve tona dhe gjenocideve që ka bërë Serbia në Kosovë. 21 vite pas të vihet në pikëpyetje lufta çlirimtare në shtëpinë tonë, është një absurd i vërtetë. 21 vite pas të shantazhohen liderët politikë dhe institucionale.Të goditet shteti në këtë formë, është një pikëpyetje e madhe mbi të cilën jemi ende duke bërë konsultimet e nevojshme, si të kemi një qasje të njëzëshme. Dhe një strategji afatgjatë sesi të veprojmë”, tha Haradinaj-Stublla në Abc News

Ndërsa, sa i përket faktit që gjykata speciale e Kosovës nuk ka asnjë simbolikë të këtij, shteti, Meliza Haradinaj Stublla tregoi se edhe për këtë çështje po zhvillohet një debat i brendshëm.

“Edhe kjo është një çështje që po zhvillojmë debat të brendshëm. Mos qofsha në lëkurën e atyre deputetëve që e kanë votuar gjykatën speciale në atë kohë. Është shumë e rëndë dhe atëherë kemi kundërshtuar si parti politike, është diçka jo-simetrike në raport me krimet që ka kryer Serbia në Kosovë”, tha ajo

Më tej, Haradinaj-Stublla shpjegoi se gjykata Speciale me institucionet e Kosovës komunikon me notë verbale, dhe kjo sipas saj, tregon sesi qëndron raporti i shtetit të Kosovës me atë institucion.

Ministrja theksoi se për këtë arsye, përgjigja për arrestimet duhet të kërkohet diku tjetër dhe se po diskutohet për të bërë një protokoll bashkëpunimi.

“Gjykata Speciale, me institucionin e Kosovës komunikon me notë verbale. Me notë verbale ne komunikojmë me etnitete ose shtete që nuk janë në juridiksionin tonë. Dhe kjo tregon mjaft sesi qëndron raport i shtetit të Kosovës me këtë gjykatë. Prandaj do duhej të kërkohej përgjigje diku tjetër. Dhe kjo po diskutohet brenda institucioneve të Kosovës. Arrestimi, spektakli mediatik me bastisje në shtëpinë e institucioneve të Kosovës….Ata kanë nëpërkëmbur edhe sigurinë e shtetit, edhe vetë shtetin, edhe dinjitetin tonë, edhe institucionet tona që i kemi ndërtu 12 vite pas pavarësisë siç është policia e Kosovës. Duhet dhe do kërkojmë që të bëjmë një protokoll bashkëpunimi, dhe të mos bëhet në atë formë që është bërë”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori