LAJMI I FUNDIT:

Si të bëni një maskë me kungull për fytyrën

Si të bëni një maskë me kungull për fytyrën

“Kungulli ka shumë përfitime,” tha për Prevention Ava Shamban, një dermatologe e certifikuar me bazë në Kaliforni

“Kungulli përmban vitaminë A, C dhe E, të cilat hidratojnë, forcojnë dhe mbrojnë lëkurën.”

Përbërësit e recetës së saj:


– 2 filxhanë me kungull pure
– 4 lugë gjelle me kos të thjeshtë
– 1/3 filxhan me bajame të bluara imët
– 4 lugë gjelle me mjaltë
– ¼ lugë me vaj ulliri

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene.

Vendoseni në lëkurë të pastër dhe lëreni të veprojë për 5- 10 minuta.

Pjesën tjetër të maskës mund ta vendosni në frigorifer.

Hiqeni me një leckë të pastër mikrofibre dhe vazhdoni me kremin tuaj hidratues të preferuar.