Javën e ardhshme pritet të shpallet konkursi për adaptimin e ndërtesës “Gërmia” në sallë koncertale, i cili konkurs do të jetë ndërkombëtar dhe do të jetë i hapur 75 ditë.
Konkursi do të jetë për dy salla, ku njëra do të jetë me kapacitet prej 800 ulëseve, ndërsa salla tjetër më e vogël me 200 ulëse.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për media tha se ndërtesa do të ruhet, por që nuk do të kufizojnë kreativitetin e arkitektëve.
Ai tha se i kanë mjetet për të filluar këtë sallë koncertale dhe se beson që brenda dy vitesh do të përfundojë.
“Po e hapim konkursin për ta adaptuar këtë ndërtesë dhe ndërtesat përreth në sallë koncertale të Komunës së Prishtinës. Ky konkurs është konkurs ndërkombëtar, do të shpallet gjatë javës së ardhshme dhe do të jetë i hapur për 75 ditë. Do të kenë të drejtë të aplikojnë të gjithë arkitektët e interesuar qoftë nga vendi qoftë ndërkombëtarë dhe po ashtu edhe juria do të jetë juri ndërkombëtare me idenë që këtë ndërtesë ta kthejmë nga një ndërtesë e vjetër që mund të ketë vlera të trashëgimisë kulturore në një ndërtesë ikonë në Prishtinë, e cila edhe i ka shenjat e së kaluarës, por në fakt edhe shikon kah e ardhmja. Ne ndërtesën e ruajmë por nuk e kufizojmë kreativitetin e arkitektëve”, tha ai.
Kreu i Prishtinës tha se në komisionin përzgjedhës përveç arkitektëve dhe urbanistëve të jenë edhe përfaqësues të Institutit për Trashëgimi Kulturore.
Ai bëri të ditur se për hapjen e këtij konkursi i kanë ndarë 150 mijë euro.
“I kemi ndarë 150 mijë euro për këtë konkurs, ideja është që me 150 mijë euro t’i mbulojmë shpërblimet e parë, dytë dhe të tretë dhe po ashtu shpenzimet e konkursit për shkak se ndoshta do ta publikojmë edhe në media ndërkombëtare me ide që të kemi sa më shumë propozime. Po e them 150 mijë euro me qëllim, sepse ne mendojmë që shpërblimi i parë duhet të jetë minimum 50 mijë euro me idenë që shtëpia arkitektonike e cila e fiton ta ketë të drejtën edhe të dizjanimit apo të përfundimit të projektit të detajuar që na mundëson pastaj neve që ta vendosim në prokurim”, tha ai.
Sa i përket financimit të kësaj salle, Ahmeti tha se do të jetë i komunës, por që tha se nëse do të kushtojë 10 milionë euro për t’u rinovuar dhe adaptuar do të kenë nevojë për ndihmën e Komisionit Evropian.
“Komisioni Evropian disa herë ka shprehur interesimin për të financuar sallën koncertale, por ajo është e paraparë për IPA 2021, kur diçka bëhet me IPA 2021 atëherë i bie që fondet, mjetet do të jenë të gatshme në vitin 2022. Nuk kemi kohë që të presim edhe dy vite për fonde, e kam njoftuar Komisionin Evropian se ne do ta qesim konkursin, do ta përzgjedhim fituesin dhe pastaj varësisht nga kostoja dhe varësisht se a ju pëlqen edhe Komisionit Evropian si ide do të mund ta financojnë natyrisht në qoftë se ne nuk i kemi fondet e mjaftueshme për ta financuar vet. Në qoftë se kjo ndërtesë në fund na kushton 10 milionë euro për t’u rinovuar dhe adaptuar besoj se do të kemi nevojë për Komisionin Evropian, për ndihmë jashtë ose do të na merr tri vjet për ta ndërtuar. Nëse kushton diku deri në 5 milionë euro besoj që do ta mbulojmë si Komunë e Prishtinës dhe do ta mbajmë në pronësi tonën të plotë dhe do ta quajmë salla e koncerteve Gërmia, nëse pahiri e financon Komisioni Evropian do ta quajmë salla Evropa”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj