LAJMI I FUNDIT:

Britania rrit shpenzimet për mbrojtjen – tregohet se ku do të shpenzohen ato para

Britania rrit shpenzimet për mbrojtjen – tregohet se ku do të shpenzohen ato para

Britania e Madhe ka njoftuar një rritje prej 21.8 miliardë dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes gjatë katër viteve të ardhshme, investimi i saj më i madh ushtarak që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Qeveria tha se kjo rritje ishte e nevojshme për t’u bërë ballë kërcënimeve të shumta me të cilat përballet vendi, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell.

Kryeministri Boris Johnson i tha parlamentit të enjten se ekzistonte rreziku që shkurtimet e njëpasnjëshme të buxhetit ushtarak në vitet e fundit po komprometonin sigurinë e popullit britanik.


“Situata ndërkombëtare tani është më e rrezikshmja që pas Luftës së Ftohtë. Gjithçka që bëjmë në këtë vend – çdo punë, çdo biznes, madje edhe mënyra se si blejmë dhe çfarë hamë – varet nga një minimum bazë i sigurisë globale, një rrjet jetik që duhet të mbahet funksional: transporti, interneti, korridore të sigurta ajrore, kabllo të besueshme nënujore dhe paqe në ngushticat e largëta”, tha ai.

Duke njoftuar rritjen e shpenzimeve prej 21.8 miliardë dollarësh, zoti Johnson tha se Britania do të bëhej fuqia kryesore detare në Evropë.

Ai premtoi 2 miliardë dollarë për kërkime ushtarake – përfshirë zhvillimin e automjeteve autonome, dronëve dhe aeroplanëve luftarakë të ashtuquajtur të gjeneratës së gjashtë.

Britania gjithashtu do të krijojë një agjenci të re kushtuar zhvillimit të Inteligjencës Artificiale, së bashku me krijimin e një Force Kombëtare Kibernetike dhe një ‘Komande Hapësinore’ të re që do të synojë të mbrojë rrjetin satelitor të vendit.

“Paketa e re që do të ofrohet si rezultat i kësaj rritjeje të shpenzimeve të mbrojtjes mund të mos jetë plotësisht operacionale edhe për dhjetë vjet të tjera. Por është krijuar me synimin që t’i bëjë ballë asaj që ekspertët tanë mendojnë se rusët dhe kinezët dhe të tjerë mund të zhvillojnë për një dekadë”, thotë Profesor Malcolm Chalmers i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Qeveria thotë se investimi do t’i japë kuptim vizionit të saj për një “Britani Globale” pas largimit nga Bashkimi Evropian.

“Kemi një president të ri amerikan që vjen vitin e ardhshëm, Joe Biden, i cili ka qenë prej kohësh skeptik për Brexit dhe është i shqetësuar veçanërisht për ndikimin e Brexit-it në rolin e Mbretërisë së Bashkuar në botë. Kështu që mendoj se ky fakt ka ndikuar në dëshirën për të treguar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë një lojtar i fortë në fushën e mbrojtjes”, tha Prof. Chalmers.

Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes befasoi disa në Westminster – pasi financat publike të Britanisë janë në një gjendje të pasigurt mes pandemisë së koronavirusit. Qeveria ende nuk ka dhënë detaje se si do të financohet rritja e shpenzimeve. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori