LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë përpjekjet për gjetje të zgjidhjes në mes Shkupit dhe Sofjes

Vazhdojnë përpjekjet për gjetje të zgjidhjes në mes Shkupit dhe Sofjes

Kërkesat bullgare janë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe dalin nga korniza e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë. Por, Maqedonia e VEriut do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të mençur për tejkalimin e dallimeve. Megjithatë, negociata për gjuhën dhe identitetin nuk do të ketë.

Kështu mund të përmblidhen shkurt reagimet e djeshme në lidhje me veton bullgare dhe ngjarjet në relacionin Shkup – Sofje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pala maqedonase akoma mendon se ekzistojnë mundësi për t’u mbajtur konferenca e parë ndërqeveritare nën kryesimin e Gjermanisë me BE-në, nëse kjo periudhë përdoret në mënyrë produktive.


Sipas ministres bullgare për Punë të Jashtme Ekaterina Zakharieva, mbështetja nga Bullgaria asnjëherë nuk ka qenë e pakusht.

Ajo mohoi se Bullgaria ka qenë nën presionin e Gjermanisë për të lëshuar pe në lidhje me kornizën negociuese.

Ndërsa për Këshillin e Ambasadorëve në Maqedoni, vetoja bullgare është akt joshembullor. Sipas tyre, nuk mund të zhvillohen marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me mohimin e të kaluarës së popujve./Telegrafi/