LAJMI I FUNDIT:

Biden do të shfuqizojë disa vendime të Trumpit: Nga punëtorët sezonal deri te imigracioni

Biden do të shfuqizojë disa vendime të Trumpit: Nga punëtorët sezonal deri te imigracioni

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Joseph Biden pritet të heqë shumë nga masat e imigracionit të presidentit aktual, Donald Trump kur të marrë detyrën në fillim të vitit të ardhshëm.

Megjithëse do të duhet kohë për të sqaruar disa udhëzime në fushën e imigracionit, Biden njoftoi se do të heqë kufizimet për punëtorët e përkohshëm nga jashtë, do të lehtësojë kufizimet për lëshimin e vizave për studentët e huaj, do të ndalojë ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën dhe të mbyllë qendrat private për ndalimin e migrantëve, shkruan zëriamerikës.

Biden raportohet se ndër vendimet e para do të jetë kthimi i programit DACA, i prezantuar gjatë administratës së Barack Obamës, i cili mbron nga deportimi imigrantët e paligjshëm, të cilët u sollën në Shtetet e Bashkuara si fëmijë.


Biden pritet gjithashtu të heqë kufizimet në ardhjen e qytetarëve nga 13 vende dhe të pezullojë dëbimet për 100 ditë derisa administrata e tij të vendosë udhëzime të reja.

Punëtorë të përkohshëm dhe studentë të huaj

Kur bëhet fjalë për punëtorë të përkohshëm dhe studentë të huaj, ku vizat H-1B dhe F-1 lejojnë shtetasit e huaj të jetojnë përkohësisht dhe të punojnë në Shtetet e Bashkuara nën kushte të caktuara, ekspertët besojnë se presidenti i ri do të heqë disa kufizime të paraqitura në katër vitet e fundit.

Sarah Pierce, një analiste në Institutin për Politikën e Migracionit, e cila hulumton politikën e imigracionit, ende beson se çështjet e imigracionit mund të mos jenë në krye të listës së përparësive të Bidenit gjatë një pandemie që vazhdon të godasë rëndë ekonominë.

“Imigrimi ligjor mund të ngadalësohet sepse ata kanë shumë punë për të bërë. Sidoqoftë, unë pres që ata do të kenë një qëndrim më pozitiv ndaj vizave të punës H-1B dhe se të paktën do të heqin kufizimet e vendosura nga administrata Trump”, thekson Pierce.

Sa është i pasur Joe Biden dhe sa do të marr pagë si president i SHBA-së?
Lexo po ashtu Sa është i pasur Joe Biden dhe sa do të marr pagë si president i SHBA-së?

Administrata Trump, duke thirrur nevojën për të mbrojtur punëtorët amerikanë, miratoi një dekret që kufizon imigracionin e ligjshëm dhe lëshimin e vizave të përkohshme të punës.

Ndërkohë, Sekretariati i Punës ka njoftuar një rregull mbi rritjen e çmimit minimal të punës dhe pagave që punëdhënësit amerikanë u paguajnë punëtorëve të huaj me 30 përqind.

Nën administratën Trump, vizat studentore ishin të kufizuara si në numër ashtu edhe në kohëzgjatje, duke bërë që disa studentë të huaj të frikësoheshin se mund të mos ishin në gjendje të vazhdonin studimet në Shtetet e Bashkuara pa ndërprerje.

Qendrat e paraburgimit dhe gjykatat e imigracionit

Sipas rekomandimeve të administratës së ardhshme, ndalimi i migrantëve duhet të jetë opsioni i fundit, dhe jo standardi, për ata që presin përfundimin e procedurave gjyqësore.

“Ne do të mbyllim qendrat private të paraburgimit dhe do të sigurojmë që mjediset ku mbahen migrantët të kenë standardin më të lartë të kujdesit, ndërsa garantojnë sigurinë dhe dinjitetin e familjeve. Paraburgimi i fëmijëve duhet të kufizohet në kohën më të shkurtër të mundshme, me qasje në arsim dhe kujdes të duhur”, shkruan në dokument, duke shtuar se gjykatësit e imigracionit duhet të punojnë “pa ndikim politik”.

Pierce thotë se përparësia e administratës Trump ishte të shpejtojë procedurat gjyqësore para gjykatave të imigracionit dhe të rrisë numrin e urdhrave të dëbimit.

“Sidoqoftë, vendime të caktuara të ish Sekretarit të Drejtësisë Jeff Session e bënë të vështirë për gjykatësit e imigracionit. Ata janë privuar nga disa të drejta diskrecionale dhe aftësia e kufizuar për të vendosur mbi çështjet aktuale gjyqësore më vete”, përfundon Pierce. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori