LAJMI I FUNDIT:

KDI kërkon që të merren masa ndaj deputetëve që u përfshinë në konfrontimet verbale në Kuvend

KDI kërkon që të merren masa ndaj deputetëve që u përfshinë në konfrontimet verbale në Kuvend

Instituti Demokratik i Kosovës thotë se po ndjek me shumë shqetësim degradimin e mospajtimeve mes deputetëve të subjekteve politike parlamentare deri në përplasje verbale mes tyre.

KDI dënoi sjelljet jo parlamentare në seancën e sotme, gjegjësisht konfrontimet verbale mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së gjatë interpelancës e cila shtjellonte një temë aq të ndjeshme për qytetarin e Kosovës siç është çështja e të pagjeturve.


“Përveç se janë të papranueshme, këto sjellje cenojnë vlerat themelore të demokracisë të cilat do të duhej t’i promovonte Kuvendi si organi më i lartë përfaqësues në vend. Ne ia rikujtojmë Kuvendit se ai duhet të shërbejë si arenë e diskutimeve përmbajtjesore drejt gjetjes së zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve, e jo hapësirë që promovon sjellje e gjuhë jo parlamentare që nuk gjenerojnë asgjë tjetër përveç se polarizim të mëtejmë shoqëror dhe thellim të krizës politike”, thuhet në reagimin e KDI-së.

KDI kërkon që në përputhje me Rregulloren të merren masa disiplinore ndaj deputetëve që penguan seancën e sotme kurse nga kryesuesja e seancës të garantojë mbarëvajtjen e vazhdimit të seancës sipas Rregullores së Kuvendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori