Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Uran Ismaili ka adresuar një varg kritikash për kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me trajtimin e çështjes së të pagjeturve. Ai e vlerësoi edhe si neveritëse mungesën e kreut të qeverisë në interpelancën ku është thirrur për të raportuar për këtë temë.
Por qeveritarët e arsyetuan atë se është në një takim virtual me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Ish-ministri gjatë seancës së sotme, tha se është e çuditshme indiferenca e kryeministrit dhe qeverisë për të pagjeturit, derisa në Serbi po gjenden varreza masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit.
“Çka është e çuditshme është indiferenca e kryeministrit dhe qeverisë, kjo na bënë me u çuditur. Se ku gjendet Serbia nuk kam nevojë askujt me i tregu në këtë parlament, e as një prej qytetarëve tanë. Po ku gjendet Qeveria e Kosovës, ku gjendet kryeministri, ku janë ministrat tjerë, çfarë ofensive diplomatike kemi fillu. Gjendet varrezat masive në Serbi, si shërbehet kjo çfarë shteti është ai, kuptoni se mund të përdoret për rehabilitimin e tyre, shikoni ne po i nxjerrim ata ishin, një serbi e kaluar. Këtu bini në kurth duke mos nxjerr faktet se edhe sot Serbia tenton të fsheh varrezat masive që i ka. Është neveritëse paralizimi, heshtja e qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Avdullah Hoti dhe është neveritëse mungesa e tij. Kam takim në ora 12:00 interpelanca është tri orë, eja ose kërko të shtyhet”, tha ai.
Por atij i reagoi, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj i cili sqaroi mungesën e shefit të tij në seancë.
“Nuk pajtohem aspak me të gjitha kontestimet e deputetit që foli. Është hera e dytë që për një periudhë të shkurtër kemi ardh në Kuvend për të diskutuar për këtë temë. Është hera e tretë që kemi raportuar në komisionin parlamentar për këtë çështje. Qeveria është e gatshme që sa herë kërkohet të vijë këtu, por unë po iu informojë se mungesa e kryeministrit është se prej orës 12:00 deri tash kur po flasim është në një takim virtual me presidentit Macron. Mungesa e tij është për këtë arsye”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!