LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë: Projektligji për Gjykatën Komerciale drejt finalizimit

Ministria e Drejtësisë: Projektligji për Gjykatën Komerciale drejt finalizimit

Pas përfundimit të fazës së konsultimeve paraprake dhe me publikun, si dhe pranimin e komenteve dhe propozimeve, Grupi Punues për hartimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale, ka mbajtur takimin e radhës dhe finalizues me ç’rast janë shqyrtuar të gjitha komentet dhe propozimet e pranuara gjatë fazës së konsultimeve.

Grupi Punues i udhëhequr nga zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, me pjesëmarrje të akterëve vendor dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë KGJK-në, gjyqtarë të fushës përkatëse, përfaqësues nga Zyra e BE-së, nga Programi i USAID-it për Drejtësi Komerciale, si dhe ekspertë vendor dhe ndërkombëtar, ka shqyrtuar komentet duke u fokusuar në disa prej çështjeve që kanë ngritur interesim të palëve të interesit, siç janë: mjetet e jashtëzakonshme juridike, kompetencat e kryetarit të gjykatës, kriteret për emërimin e gjyqtarëve, kryetarit, si dhe numrin minimal të gjyqtarëve të gjykatës.

Pas shqyrtimit të komenteve dhe propozimeve dhe mbi bazën e arsyetimeve, Grupi Punues ka reflektuar për disa prej shqetësimeve të ngritura, siç janë kriteret për kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Komerciale, duke mundësuar kështu një garë transparente. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori