LAJMI I FUNDIT:

Genc Prelvukaj: Liria mban vetëm emrin e popullit, një populli që nuk u nënshtrua kurrë

Genc Prelvukaj: Liria mban vetëm emrin e popullit, një populli që nuk u nënshtrua kurrë
Foto: Instagram

“Liria Ka Emër” – është një nga platformat më të komentuara kohëve të fundit, e cila ka si synim të japë kontributin e saj në debatin e rihapur mbi rrugëtimin tonë si shoqëri drejt lirisë dhe mbi vlerat që duhet të jenë ideali i shoqërisë tonë dhe themel i shtetit të Kosovës.

Lidhur me këtë, një reagim së fundmi e ka bërë edhe artisti i mirënjohur Genc Prelvukaj, i cili thekson se Liria ka shumë emra.

Në një shkrim të gjatë të ndarë me ndjekësit në Facebook, Prelvukaj shton se Liria e Kosovës ndërlidhet me rezistencën e shkëlqyer të shqiptarëve gjatë shumë e shumë shekujve.


Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

“Liria ka shumë emra

Liria mban emrin e atyre shqiptarëve ortodoksë e katolikë të cilët i mbijetuan tjetërsimit etnik gjatë njëmijë e pesqind viteve pushtim.

Liria mban emrin e atyre shqiptarëve të besimit islam që u rreshtuan në linjën e forcimit të ndjenjës kombëtare, mbrojtjes së identitetit dhe luftës për çlirim.

Liria mban emrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që edukoi kombëtarisht masa të gjëra popullore

Liria mban emrin e kryengritësve të 1910-tës, të Kaçanikut e Carralevës të cilët përmes luftës dhanë shembullin më të mirë se si duhet liria.

Liria mban emrin e Hasan Prishtinës dhe Komitetit shqiptar të Kosovës të cilët vepruan, ranë dhe u burgosen për çlirim të vendit.

Liria mban emrin e të gjithe të burgosurve, të vrarëve, të helmuarve, të plagosurve e të dëbuarve përgjatë sundimit të mbretërisë Jugosllave.

Liria mban emrin e Ballit Kombetar dhe Nacional Demokratikes Shqiptare.

Liria mban emrin e masakrës sëTivarit, masakrës së Previsë, mundimeve të Goli Otokut.

Liria mban emrin e demonstruesve të 1968-tës, dhe personaliteteve që shtynë hapjen e Universitetit të Prishtinës.

Liria mban emrin e demonstruesve të 1981-tës, 1989-tës, Grevës së Minatoreve, fëmijëve të helmuar, të larguarve nga puna dhe atyre që në çdo formë bojkotuan pushtetin serb

Liria mban emrin e atyre që falen gjaqet, Anton Çettës, profesorëve që punuan pa kompensim në shkollimin paralel.

Liria mban emrin e organizatave ilegale sikurse Lpk-ja, Lkçk-ja, mban emrin e Isuf Gervallës, Enver Hadrit dhe Kadri Zekës

Liria mban emrin e Ibrahim Rugovës me shokë dhe levizjes së tyre për afirmimin e çështjes së Kosovës në botë.

Liria mban emrin e diaspores shqiptare që loboi, financoi dhe ndihmoi rezistencen brenda vendit.

Liria mban emrin e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës, Jasharajve, betejës së Kosharës, Junikut, Rahovecit, Llapushnikut, Pashtrikut, Llaushës e Llapashticës.

Liria mban emrin e Izbicës, Reçakut, Lybeniqit, Mejës, Krushës, të vrarëve e të zhdukurve
Kështu që :

Liria e Kosovës ndërlidhet me rezistencën e shkëlqyer të shqiptarëve gjatë shumë e shumë shekujve. Ndërlidhja e saj vetëm me disa individë përben synim politik dhe kësisoji është nëpërkëmbje e sakrificave të shumë brezave para nesh.

Liria mban vetëm emrin e popullit, një populli që nuk u nënshtrua kurrë”. /Telegrafi/

Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina

"Mos ia përmend ish-in Eglit", Gjesti i drejtohet me nervozizëm Loredanës pasi ajo vazhdon t'ia përmend Olsin

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Justin Bieber shqetëson fansat pas paraqitjes së tij të fundit

Justin Bieber shqetëson fansat pas paraqitjes së tij të fundit

Magazina
Kalo në kategori