LAJMI I FUNDIT:

Edy Reja: Na duhej rezultati, e morëm me meritë – mbrojtja bëri gabime

Edy Reja: Na duhej rezultati, e morëm me meritë – mbrojtja bëri gabime

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja u justifikua se fitorja me Bjellorusinë u ndërlikua për shkak se shumë lojtarë që u aktivizuan sot, nuk kanë luajtur rregullisht me ekipet e tyre.

Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, tekniku italian kërkoi që të mos përsëriteshin pyetjet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2 duke dhënë dhe një batutë në fund të prononcimit.


“Fitore me dy ‘fytyra’ – Nëse keni parasysh, lojtarët që janë aktivizuar, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klube. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike. Për sa kohë ishim mirë fizikisht, e kontrolluam ndeshje. E lëshuam për pak takimin. I komplimentoj shumë lojtarët se dhanë maksimumin. Nuk mund të bëjnë kritika. Kemi fituar 3 ndeshjet e fundit. Më pëlqen të luaj mirë  kur i kemi mundësitë. Tani na duhej rezultati, i morëm me meritë. Djemtë treguan se duan kombëtaren, dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund. Memola ka një muaj që s’luan, Ismajli dy muaj, Gjasula nuk luan. Dhe Veseli ka tri ndeshje që luan vetëm me ne. Bjellorusia është e fortë fizikisht, ishte e vështirë t’i përmbanim. Luajnë fort dhe në lojën në ajër.

Momenti pozitiv nga Liga e Kombeve – Momenti pozitiv ishin debutuesit Kallaku, Broja, Selahi, që nuk kanë eksperiencë, por u përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer. Fakti që COVID na ka hequr disa lojtarë, kemi marrë lojtarë të rinj dhe janë përgjigjur mirë. Vlerësoj dhe veteranët, Cikalleshin, Memushajn dhe Gjimshitin. Këta veteranë mbajtën dhe ndihmuan të rinjtë. Po të mos ishte për ata veteranë, edhe të tjerët nuk do të bënin kaq mirë.

Mbrojtja me gabime – Mendoj se Memushaj shtrëngoi dhëmbët, mezi priste të dilte. Memolla çerek ore pas pjesës së dytë më tha se donte të dilte. I thashë ‘shtrëngo dhëmbët’ sepse nuk kisha alternativa.

6 gola në dy ndeshjet e fundit, çfarë ka ndryshuar te sulmi – Cikalleshi është mjaft i zoti para portës. Shikoni çfarë ka ndodhur në të kaluarën në 1974, 1975 kemi bërë 6 gola në miqësore, nuk mund të qahemi për gola. Ka shumë që e shohin ndeshjen, e kam për analistët, por nuk dinë t’i analizojnë takimet”, deklaroi Reja. /Panorama Sport/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori