LAJMI I FUNDIT:

Rupert Grint vë rekord të ri në Instagram, arrin një milion ndjekës më shpejt se kushdo tjetër

Rupert Grint vë rekord të ri në Instagram, arrin një milion ndjekës më shpejt se kushdo tjetër
(Foto: Instagram/fan__tom_felton)

Ylli i “Harry Potter”, Rupert Grint, e ka thyer rekordin e Sir David Attenborough për arritjen më të shpejtë të një milion ndjekësve në Instagram.

Aktori, i cili e ka luajtur rolin e Ron Weasley në të gjithë tetë filmat e “Harry Potter”, e ka bërë postimin e parë më 10 nëntor duke bërë shaka se ishte vetëm 10 vite me vonesë.

Ndërsa pas katër orësh e një minutë, 32-vjeçari arriti shifrën prej një milion ndjekësve.


Sipas Guinness World Records, ai e arriti këtë numër ndjekësish për 43 minuta më herët sesa Sir David, i cili i është bashkuar këtij rrjeti social në muajin shtator.

Fotografia e parë e Grint ishte një pozë e përbashkët me vajzën e tij të vogël, e cila ka lindur në muajin maj.

View this post on Instagram

A post shared by Rupert Grint (@rupertgrint)

Më poshtë jua sjellim listën e rekordmbajtësve që kanë arritur më së shpejtë një milion ndjekës:

Rupert Grint – katër orë e një minutë (nëntor 2020)

Sir David Attenborough – katër orë 44 minuta (shtator 2020)

Jennifer Aniston – pesë orë 16 minuta (tetor 2019)

Duka dhe Dukesha e Sussex (princi Harry dhe Meghan Markle) – pesë orë 45 minuta (prill 2019)

Kang Daniel – 11 orë 36 minuta (janar 2019)

Papa Francis – 12 orë (mars 2016)

David Beckham – 24 orë (maj 2015)

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Kalo në kategori