Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto e konsideron kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një Komisionit të Posaçëm Hetimor për veprimtarinë e UÇK-së si “çështje të turpshme”.
Haxhinasto, i cili ka mbajtur dhe detyrën e zv. kryeministrit gjatë një interviste për Euronews Albania tha se kjo është një nisme e Partisë Socialiste në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Hapja e një çështjeje të tillë patjetër që është e lidhur me atë që po ndodh në Hagë por unë e lidh shumë me fushatën elektorale. Vetëm drejtësisë nuk i shërben trajtimi i çështjes në një mënyrë të tillë, nuk i shërben as Kosovës”, tha ish-ministri i Jashtëm.
“Nuk e ekzagjeroj por e them që është një çështje turpshme që hapet në Shqipëri, në vend të saj do të doja të shikoja një koordinim të faktorëve në Shqipëri dhe Kosovë pasi është i nevojshëm bashkimi i forcave për të përballuar këtë moment”, shtoi Haxhinasto.
Ish-kreu i diplomacisë në Tiranë foli më tej për disa gabime të rënda të politikës si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke theksuar se nuk janë marrë seriozisht sfidat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me perspektivën e kombit.
“Ka disa gabime në Kosovë dhe Shqipëri. Shumë sfida ndërkombëtare i marrim me lehtësi, me idenë se ka kush mendon për këto kemi partnerët tanë. Këto janë sfida të rëndësishme kombëtare. Çështja e trajtimit të luftës çlirimtare dhe problematikave që lidhen me të apo persona që mungojnë duhet të ishin çështje të dy qeverive në takimet e përbashkëta. Ky bashkëpunim duhet të kishte më tepër substancë. Qeveria (shqiptare) e paraqet sikur po bën diçka të madhe, por me substancat e rëndësishme pak bëhet si për ekonominë ashtu edhe për sfidat kombëtare”, u shpreh ai.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Beograd tha se, Rusia dhe Serbia por nuk përjashtoi dhe faktorë të tjerë po përpiqen të përfitojnë duke errësuar luftën e UÇK-së ndaj sipas tij çdo arritje e faktorit shqiptar në rajon nuk duhet marrë si e mirëqenë dhe përfundimtare.
“Asgjë nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë dhe asgjë nuk duhet të konsiderohet si e dhënë njëherë e përgjithmonë. Duhet luftuar çdo ditë qoftë për drejtësinë e luftës së Kosovës qoftë për moralin e saj, arritjet që ka Kosova sot në bazë gjithçka që ndodhi pas çlirimit të saj, pozicionimi i faktorit shqiptar si faktor stabiliteti, konstruktiv, pro evropian, duhet ruajtur dhe zhvilluar më tej.
Të tregohet se ka qenë një zgjedhje dhe vendimmarrje e duhur e botës demokratike e faktorëve më të rëndësishëm evropianë e SHBA dhe nuk kanë qenë të ndërtuara mbi bazën e themeleve të gabuara siç pretendohet nga një klimë dhe përpjekjeje tillë që ne po e shohim sot çdo ditë”, përfundoi Haxhinasto./euronews.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles