LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për dëmtimin e banerit “Liria ka emër” në Graçanicë

Policia jep detaje për dëmtimin e banerit “Liria ka emër” në Graçanicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth dëmtimit të banerit me mbishkrimin “Liria ka emër” në Graçanicë.

Në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti ka thënë se është iniciuar hetim lidhur me këtë rast.

Dëmtohet baneri “Liria ka emër” i cili ishte vendosur në Graçanicë
Lexo po ashtu Dëmtohet baneri “Liria ka emër” i cili ishte vendosur në Graçanicë

“Sot kemi pranuar informatën lidhur me dëmtimin e një tabele reklamuese (Billboard) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/