LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen pesë persona në dy aksidente në Prishtinë

Lëndohen pesë persona në dy aksidente në Prishtinë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, më saktësisht në Veternik.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha konfirmoi për Telegrafin, se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Është raportuar për dy aksidente trafiku në Veternik, Prishtinë. Rreth orës 18:00 është raportuar për një aksident trafiku ndërmjet tri veturave, ku lëndime kanë marrë dy persona dhe rreth orës 16:40 aksident ndërmjet dy automjeteve, ku lëndime kanë marrë tre persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.


Hoxha pohoi se njësitë kompetente të trafikut rrugor janë duke u marrë me rastet dhe procedurat tjera për hetimin e shkaqeve të këtyre aksidenteve të shkaktuara.

Zëdhënësi Hoxha bëri thirrje që shoferët të respektojnë rregullat në trafik.

“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht tek drejtuesit e automjeteve që drejtimin e automjeteve të tyre ta përshtatin me kushtet dhe rrethanat në rrugë duke iu përmbajtur rregullave në trafik, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori