LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Janë shfrytëzuar 43 mijë kuponë për turizmin vendor

Bekteshi: Janë shfrytëzuar 43 mijë kuponë për turizmin vendor

Nëse është e nevojshme do të ketë edhe paketë të pestë dhe të gjashtë të masave ekonomike për ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sa i përket masës së tretë ekonomike që ka të bëjë me vaucherat për turizëm, ai njoftoi se janë shfrytëzuar 43.000 vauchera për turizmin vendor. Ndërkaq, rikujtoi se ata se janë në dispozicion edhe një muaj që kjo masë të shfrytëzohet nga qytetarët.

“Për momentin ne jemi të kënaqur për realizimin e masës duke marë parasysh që edhe në kohë krize kemi rritje të turistëve vendor. Nëse e krahasojmë me vitin 2019, pra në muajin gusht kemi një rritje prej 8.9% dhe në muajin shtator kemi një rritje prej plot 33.7%”, tha Bekteshi.


Ndërkaq, i pyetur për keqpërdorimin e këtyre vaucherëve dhe shitjen e tyre nëpër rrjetet sociale, Bekteshi tha se inspektorati i tregut i bënë kontrollet vazhdimisht në teren.

Ministri tregoi se sot kanë filluar me realizimin e pesë masave nga pakoja e katërt, të cilat janë përkrahje e drejtpërdrejtë për punonjësit turistikë dhe hotelierikë. Për realizimin e të gjitha pesë masave, shtoi ai, Ministria e Ekonomisë me rebalancin e Buxhetit ka siguruar mjete me vlerë prej 459,65 milionë denarë, respektivisht 7,5 milionë euro. Afati për aplikim për këto pesë masa është 27 nëntor.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori