LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi nesër mban seancë, diskutohet për pandeminë COVID-19

Kuvendi nesër mban seancë, diskutohet për pandeminë COVID-19

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës, ku do të diskutohet për gjendjen pandemike në vend.

Seanca do të fillojë në ora 13:00. Transmeton Telegrafi.

“Debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës nga ana Qeverisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës.


Theksojmë se në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 688 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 833.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka ndërmarrë masa të reja kufizuese, të cilat kanë hyrë në fuqi më datën 13 nëntor./Telegrafi/