Nga: Flutura Açka
Është mëngjes vjeshte dhe të gjelbrën janë duke e zënë ethet vjeshtës. Tek zbres shkallët e “Kullës së Arnueme” të Mrizit për në sallën e mëngjesit dhe jam duke vënë ca autografë të librit tim për stafin që endet rrotull me një rregullsi orej koshereje, ndesh me një çift të ri të huajsh që ndalin e hapat dhe më pyesin.
Fëmija në karrocëzën që shtyjnë, i cili – për shkak se i kishim dhomat ngjitur – ka qarë gjithë natën, tani buzëqesh si një diell i vogël. Janë izraelitë, që në këto ditë pandemie që po na bën të flasim me vete, kanë gjetur kohën më të përshtatshme të vizitojnë botën.
Më pyesin se çfarë mund të vizitojnë rrotull Fishtës, Zadrimës e Lezhës. Eh, ka aq shumë, sa do të duhen ditë! Djaloshi, babai, kur zëmë e flasim për shkrimtarët, më rrëfen se ka qenë në luftën me Libanin, miku i ngushtë me Urin, djalin e shkrimtarit të njohur izraelit David Grossman, i cili u vra ditën e fundit të luftës, ndërsa i ati shkruante kapitullin e fundit të romanit të tij ku përshkruante një nënë që endej botës ngaqë druhej se lajmi i vrasjes së të birit do ta gjente në shtëpi.
Në bisedë e sipër, i pata folur për fshatin Krajen, për poçerinë e Vasilit dhe se për të shkruar atje mund të ecje nëpër rrugën e fshatit që qëndisej në të dy anët e saj nga pemë frutore nga më të çuditshmet që kisha parë nëpër udhëtime e mia nëpër Shqipëri. Emrat nuk ua dija atyre frutave, por vjeshta që i bën trungjet në ngjyra gati violet dhe frutat shpesh me ngjyrë blu.
Kush nuk i beson këto radhë, le të shkojë asaj rruge në vjeshtë të dytë, por natyrisht të marrë ca edhe nga dashuria ime për ato vise e t’i shohë me syrin tim. Atje kam qenë edhe me tim bir, tek ia bëja të dashur Shqipërinë.
Nuk kaloi as ndonjë gjysmë ore dhe tek hyja në poçerinë e Vasilit – ku, a thua bëj ndonjë pabesi po të mos e vizitoj sa herë shkel atyre anëve – ndesha sërish me çiftin e ri.
Vasil Kukaj, poçeri, një mik i im i hershëm, doli krahëhapur si përherë dhe ne u ulëm të gjithë bashkë në oborr dhe ndërsa i vija autografin e librit tim të ri, Vasili u përlot. Babai izraelit që kujdesej për të birin, i cili tashmë e kishte marrë mbarë zvarritjen në oborr, u trondit kur i shpjegova titullin dhe natyrën e librit dhe historinë e rrëfimit tim.
Por, pa mbaruar ende mirë frazën, ai vuri duart në kokë dhe nisi të qante dhe në lot na rrëfeu se edhe i biri – ai vogëlush që sillej zvarrë në këmbët tona – e kishte emrin “Biri”. Po, Biri shqiptohej, edhe pse shkruhej Beri. Ne heshtëm për një hop të gjatë të gjithë në lot, derisa u shfaq Jana dhe mamaja e B(e)irit për të na shkundur.
E ëma pati të gjithë dashurinë e botës, që edhe në kushtet e koronavirusit është të luaja dhe të argëtohesha gjatë me B(e)irin, vogëlushi që një natë më parë e kishte trandur gjumin tim me të qarën e tij, ndoshta për të më kujtuar netët e mia të dikurshme. Mezi u ndamë, por duhej të ndaheshim. Unë bleva një dhuratë të vogël për vogëlushin që ta merrte me vete, dhe ata morën një kopje të librit tim si kujtim.
Dashuria e bën botën të afërt dhe vetveten edhe më të madhe sesa e përfytyrojmë ne. Mjafton të ndjekim shenjat e dashura dhe ta pranojmë se jeta përfshin edhe format më të panjohura që shpesh na befasojnë me mirakandjen e tyre tek shfaqen befas.
Sa herë shkoj te Mrizi, unë shkoj edhe në Krajen dhe blej diçka. Në këto kohë të vështira, artistë të tillë kanë nevojë të mbështeten, dhe ku më mirë se te mirësia jonë dhe respekti për artin e tyre. Unë e bëj shpesh, lutem ta bëni edhe ju… ju duhen vetëm pak minuta nga Mrizi në Krajen dhe do të shënoni një rrugëtim me shenjë të pashlyeshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova