Berjani: MTI-ja t’i shfuqizoj të gjitha udhëzimet që janë nxjerrë pa pëlqimin e naftëtarëve, pandemia shkaktoi miliona euro humbje
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani kanë shprehur sot shqetësimin e tyre për tri udhëzime administrative nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për sa i përket trupave inspektuese, për pastrimin e rezervarëve dhe kalibrimin e agregarëve (rrjedhja e derivateve).
Rukiqi tha se shteti po i dëmton naftëtarët në këtë kohë pandemi me miliona euro.
“Jemi të shqetësuar me vendimet e ndryshme në raport me kompanitë sektorit privat, veçantisht me një vendimmarrje që po ndikon në sektorin e naftës. Në kohë pandemie janë tri udhëzime administrative që kanë efekte milionësh, barriera dhe kërkesa shtesë që shkojnë në dëmë të këtyre kompanive. Këto tri udhëzime kanë të bëjnë për trupat inspektuese, për pastrimin e rezervarëve, kalibrimi i agregatëve nga 10 në 26 euro”, tha Rukiqi, duke shtuar se ka pasur rënie të importit dhe kërkesa për derivate në pandemi ka rënë.
Ai tha se disa kompani në këtë sektor janë duke punuar me humbje.
Ndërsa, Berjani tha se udhëzimet janë nxjerrë nga MTI pa pëlqimin e naftëtarëve.
“Pastrimi i rezervarëve në çdo tri vjet nuk ndodh në asnjë vend të rajonit dhe më gjerë. Këto udhëzime administrative duhet sa më parë të shfuqizohen”, tha Berjani.
Tahir Zogaj nga një kompani e derivateve, theksoi se kalibrimi i rrjedhjes së derivateve tashmë është shtrenjtuar për 16 euro, dhe është i papranueshëm. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak