Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të intervenojë shpejt në mënyrë që grupet e margjinalizuara të mos privohen nga të drejtat që iu takojnë.
KMDLNj shpreh përmes këtij reagimi, brengen që këto grupe të margjinalizuara, me një paqëndrueshmëri të madhe ekonomike dhe thuaja të pamundësuar për një integrim social nuk furnizohen falas me mjete mbrojtëse kundër infektimit me COVID-19 dhe se nuk iu nënshtrohen testimit falas në kohë kur ata kanë nevojë.
Në veçanti, KMDLNj thërret institucionet e Kosovës të ndalin proceset e përmbarimit për individë që nuk kanë asnjë mundësi t’i shlyejnë detyrimet e mëparshme.
Reagim i KMDLNj – së:
QEVERIA E KOSOVËS DUHET TË TREGOJË MË SHUMË KUJDES PËR GRUPET E MARGJINALIZUARA!
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike , sociale dhe shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19, një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës janë vënë afër pragut ekzistencial me tendencë që varfërimi i skajshëm të përfshijë një numër edhe më të madh. Grupet e cenueshme , sikur të moshuarit, të sëmurët me sëmundje kronike, kategoritë e skemës sociale janë në gjendje të rëndë. Edhe kategoritë e dala nga lufta nuk janë aspak në gjendje të mirë. Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit vuajnë nga një mungesë e përkujdesjes së shtuar e që reflekton në përkeqësim të gjendjes ekonomike sikur edhe thellim të vuajtjeve shpirtërore. Shteti duhet të tregojë kujdes të shtuar, për aq sa ka mundësi për personat e hendikepuar dhe personat që janë të privuar nga liria. Sipas informatave të KMDLNj-së nga terreni, pjesëtarët e komunitetit romë janë në gjendje shumë të rëndë materiale për shkak të papunësisë së madhe dhe diskriminimit që iu është bërë më herët në këtë aspekt e që është arsyetuar me mungesën e shkollimit ndonëse numri i të punësuarve romë ka qenë simbolikë edhe aty ku nuk ishte kërkuar ndonjë kualifikim profesional. Me masat kufizuese edhe ato punë që i kanë bërë si mbledhja e kanaçeve, shisheve të plastikës , hekurishtave dhe materialeve të reciklueshme është vështirësuar shumë. Edhe komuniteti ashkalinj dhe egjiptas janë të prekur nga varfërimi që po ndikon në kualitetin e jetës së tyre.
Në këtë kontekst në të cilin dikush po jeton e dikush po bënë përpjekje të mbijeton e që ka gjasa përkeqësimi, qeveria e Kosovës duhet të ndihmojë pjesëtarët e grupeve të margjinalizuara duke i liruar, qoftë edhe për një afat të caktuar nga pagesa e detyrimeve dhe shërbimeve komunake si rryma, uji, mbeturinat, ngrohja etj.,aq më parë që pjesëtarët e komunitetit serbë nuk i paguajnë këto detyrime ndonëse kanë mundësi materiale shumë më të mëdha se komunitetet e margjinalizuara e që janë identifikuar nga KMDLNj-ë. Pasi jemi në prag të dimrit , qeveria e Kosovës, përmes qeverive lokale duhet t’i furnizojë me dru dhe lëndë tjera djegëse sikur edhe të sigurojë gjëra të domosdoshme ushqimore dhe higjienike. KMDLNj është thellësisht i brengosur që këto grupe të margjinalizuara, me një paqëndrueshmëri të madhe ekonomike dhe thuaja të pamundësuar për një integrim social nuk furnizohen falas me mjete mbrojtëse kundër infektimit me COVID-19 dhe se nuk iu nënshtrohen testimit falas në kohë kur ata kanë nevojë.
KMDLNj thërret qeverinë e Kosovës të intervenojë shpejt në mënyrë që grupet e margjinalizuara të mos privohen nga të drejtat që iu takojnë e që deri më tani nuk ka qenë krejtësisht në përputhje me standardet, qoftë edhe minimale për respektimin e të drejtave të njeriut.
Në veçanti KMDLNj thërret institucionet e Kosovës të ndalin proceset e përmbarimit për individë që nuk kanë asnjë mundësi t’i shlyejnë detyrimet e mëparshme./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj