LAJMI I FUNDIT:

​Komuna e Pejës reagon për kërcënimin ndaj Gazmend Muhaxherit

​Komuna e Pejës reagon për kërcënimin ndaj Gazmend Muhaxherit

Mesditën e së shtunës dy mesazhe kërcënuese iu bën kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kërcënimet të parit të Pejës iu bën nëpërmjet rrjeteve sociale. Kështu ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Megjithëse konfirmoi rastin, ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar Muhaxheri.

Nga zyra e kryetarit kanë qenë të rezervuar rreth kërcënimit ndaj Muhaxherit.


Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri kërcënohet përmes rrjeteve sociale
Lexo po ashtu Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri kërcënohet përmes rrjeteve sociale

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Pejës, Durim Sheremeti tha për KosovaPress se organet gjegjëse janë duke u marrë me rastin.

“Ju lutem kërkojmë mirëkuptimi, janë organet gjegjëse duke u marr me rastin…sigurisht që do të prononcohemi në momentin me të përshtatshme”, tha shkurt Sheremeti.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për KosovaPress se rasti ndaj Muhaxherit është cilësuar si kanosje dhe se me rastin po merren hetuesit rajonal.

“Me datën 14 nëntor rreth orës 15:26 minuta kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pranuar përmes rrjeteve sociale dy kanosje. Me datë 15 rreth orës 11:00 e ka raportuar rastin. Ndërsa me rastin janë duke u marrë hetuesit rajonal. Është njoftuar edhe prokurori dhe rasti është cilësuar si kanosje”, tha Gashi për KosovaPress.

Nuk dihet mesazhi kërcënues që i është bërë kryetarit Muhaxheri, ku sipas Gashit gjithçka do të dihet pasi të përfundojnë hetimet.

“Nuk kemi asnjë informacion se me çka e ka kanosur. Mirëpo detajet mund të dihen pasi të përfundojnë hetimet”, tha Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori