Në 180 shtete të botës ka filluar “Java e Ndërmarrësisë Globale” me mbi 10 milionë pjesëmarrës. Kjo javë shënohet edhe në Kosovë, me mbi 70 aktivitete dhe 60 organizata pjesëmarrëse. Organizimi i kësaj jave në Kosovë mundësohet nga Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK), që edhe zyrtarisht është nikoqir i javës dhe partner i Global Entrepreneurship Network (GEN).
Për të tetin vit me rradhë, mbi 60 organizata dhe institucione partnere, me më shumë se 70 aktivitete, shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë ne Kosovë, prej 16-22 nëntor.
Për shkak të gjendjes me pandeminë, të gjitha ngjarjet do të mbahen online, në platforma të ndryshme.
Me organizim të Innovation Centre Kosovo (ICK), sot hapet Java Globale e Ndërmarrësisë, njëkohësisht në 180 shtete të botës. Java Globale e Ndërmarrësisë është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik.
Përgjatë një jave në muajin Nëntor, GEW promovon ndërmarrësinë nëpërmjet aktiviteteve lokale nëpër shtete të ndryshme, të dizajnuara për të vënë në pah potencialin e ndërmarrësve të rinj dhe inovatorëve. Aktivitetet variojnë nga garat, takimet kokë më kokë, prezantimet, trajnimet profesionale, rrjetëzimet, mentorimet, aktivitetet sociale dhe ligjeratat nga mysafirë të mirënjohur të fushës.
GEW është më shumë sesa një kampanjë vetëdijësuese. GEW është platformë për ndërlidhje dhe bashkëpunim ndër shtetëror, me qëllim të forcimit të ekosistemit botëror në fushën e ndërmarrësisë. Në vitit 2015, në mbarë botën janë regjistruar 30,000 aktivitete, me mëse 10 milion pjesëmarrës të drejtpërdrejt.
“Këtë vit kjo javë, ka qëllimin edhe më domethënës kur kemi parasysh sfidat nëpër të cilat po kalojnë ndërmarrësit karshi gjendjes pandemike në mbarë globin. Për të tejkaluar sadopak këtë situate jo të lehtë, bizneset dhe komuniteti duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të ndihmojnë njëri tjetrin, dhe pikërisht GEW Kosova është një platforme që e mundëson këtë. Është kënaqësi që shohim një numër të madh aktivitetesh dhe përkrahësish të angazhuar në këtë javë, duke synuar që të rrisin shpresën për ditë më të mira dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.” – tha Uranik Begu, Drejtor Ekezkutiv i ICK-së dhe nikoqir i GEW Kosovo.
Disa nga ngjarjet që organizohen përgjatë javës, mund t’i gjeni KËTU. Organizatat partnere që organizojnë aktivitete të ndryshme prej 16-22 nëntor, përfshijnë: Oden Ekonomike Amerikane, American School of Kosova, Business Consultants Council (BCC), CSR Kosova, FLOSSK, G7 Kosova, IPKO Foundation, Kolegji AAB, Oda Ekonomike Gjermane, STIKK, RDA Veri, 4H Kosova, GERMIN, Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e Universitetit të Mitrovicës, KAEF, Kolegji Universum, Kosova Live dhe Global Girl Media.
Që nga qershori të vitit 2013, Innovation Centre Kosovo është nikoqir zyrtar i GEW për Republikën e Kosovës. Qëllimi i GEW Kosova është motivimi i të rinjëve për të konsideruar ndërmarrësinë si rrugën e tyre të së ardhmes. GEW Global dhe GEW Kosova punojnë bashkë në krijimin e rrjetit të organizatave partnere dhe komunitetit të liderëve lokal, si promotorë të përhershëm të vlerave të GEW, përgjatë tërë kohës. GEW poashtu shërben si platformë për lidhjen e ndërmarrësve të rinj dhe inovatorëve të Kosovës me ndërmarrës, partnerë.
Java Globale e Ndërmarrësisë (GEW) në Kosovë mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ Kosovo, Ambasada e Norvegjisë, Zyra e BE-së në Kosovë, GIST dhe Coca-Cola HBC Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe