LAJMI I FUNDIT:

Obama thotë se refuzimi i Trumpit për të pranuar rezultatet, tregon se sa kombi është i ndarë

Obama thotë se refuzimi i Trumpit për të pranuar rezultatet, tregon se sa kombi është i ndarë

Ish-presidenti, Barack Obama tha se rezultatet e zgjedhjeve, me të dy kandidatët që marrin më shumë se 70 milionë vota secili, tregojnë se kombi është akoma i përçarë, gjë që nuk është një shenjë e mirë për demokracinë.

“Ajo që thotë është se ne jemi ende thellësisht të ndarë. Fuqia e asaj pikëpamjeje alternative botërore që paraqitet në media që ata votues konsumojnë – ka shumë peshë”, tha ai për CBS në një intervistë të regjistruar paraprakisht, e cila u transmetua të dielën, raporton cnn.

Kur u pyet nëse ishte i shqetësuar për këtë, Obama u përgjigj “Po. Është shumë e vështirë për demokracinë tonë të funksionojë nëse po veprojmë në fakte krejtësisht të ndryshme”, transmeton Telegrafi.


Obama ka bërë një seri intervistash në kohën kur do të botonte kujtimet e tij të reja, “Toka e Premtuar”.

Presidenti i 44-të mbrojti rolin e tij aktiv duke bërë fushatë për Joe Bidenin, nënpresidentin e tij, duke thënë se rrethanat e garantuan atë që ta kritikonte publikisht pasardhësin e tij – diçka që zakonisht nuk ndodh.

Për rëndësinë e një tranzicioni paqësor, Obama tha se “është një punë e përkohshme. Ne nuk jemi mbi rregullat. Ne nuk jemi mbi ligjin. Ky është thelbi i demokracisë sonë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim

Vatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim

Botë
Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?

Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?

Amerika
Për herë të parë në gati 40 vjet, në Gjermani shpërthen sëmundja e kafshëve

Për herë të parë në gati 40 vjet, në Gjermani shpërthen sëmundja e kafshëve "Afta Epizootike"

Evropa
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Trump dhe plani i tij për ta marrë Grenlandën, katër skenarët e mundshëm

Trump dhe plani i tij për ta marrë Grenlandën, katër skenarët e mundshëm

Botë
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

Botë
Kalo në kategori