Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, duke shprehur keqardhjen që ky i fundit i është bashkuar taktikave së mashtrimit dhe fabrikimeve të Edi Ramës, duke u bërë kështu pjesë e sulmeve të ulta e të rreme ndaj opozitës në Shqipëri.
PD nëpërmjet një komunikate për media, thotë se sulmet politike të Edi Ramës me deklarata të fabrikuara nuk janë kundër Lulzim Bashës, por kundër shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri.
“Kreu i opozitës shqiptare është nderuar dhe do të vazhdojë të nderohet në Kosovë si një ndër shqiptarët që ka ndihmuar Kosovën në çastet më kritike të saj dhe ka bërë gjithçka për pavarësinë e saj. Të vetmit që flasin sot për shtëpi të verdhë dhe që i fryjnë përçarjes mes shqiptarëve, janë Edi Rama, Aleksandër Vuçië dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse. Duke u nisur nga deklaratat e deputetit Bekim Haxhiu, Partia Demokratike informon se Lulzim Basha, në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë fakt e ka konfirmuar të shtunën për RTV Ora edhe ish-kryeprokurori i EULEX, Williamson. Duke dashur të kthejë në vëmendjen mbarë-botërore akuzat ndaj UÇK-së me shtëpinë e verdhë, fillimisht Edi Rama akuzoi Lulzim Bashën si pjesëmarrës, dhe më pas, me të njëjtat mekanizma mediatikë, e përgënjeshtroi vetveten duke thënë se ishte dikush tjetër. Është fakt se të ashtuquajturën shtëpinë e verdhë, veç Edi Rames dhe MPJ së Rusisë, sot nuk e përmend askush, sepse çdo hetim ndërkombëtar e ka faktuar si trillim. Më pas, Edi Rama manipuloi një qytetar për të thënë se kaseta e masakrës së Krushës së Madhe ishte zhdukur nga Lulzim Basha. Publikimet e medias prestigjioze britanike BBC e hedhin poshtë këtë mashtrim, duke treguar se personi në fjalë ua kishte dorëzuar atyre kasetën. Ky mashtrim u përgenjeshtrua po kështu nga ish-kryeprokurori i EULEX, Williamson, i cili deklaroi se masakra e Krushës së Madhe u hetua plotësisht dhe ishte një nga akuzat kryesore në dosjen e aktakuzës për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit”, thuhet në reagimin e PD-së.
Sipas PD-së, pasi dështoi në këto akuza, Edi Rama po përdor deputetin e PDK Haxhiu për mashtrimin e rradhës.
“Deklaratat e fabrikuara, si ato të deputetit Bekim Haxhiu apo të tjera në Tiranë dhe në Prishtinë nuk kanë asnjë të vërtetë. Ato bëhen për llogaritë elektorale të Edi Ramës, duke dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Në vend që të fabrikojë deklarata të rreme kundër Lulzim Bashës, Edi Rama duhet t’u japë llogari shqiptarëve të Kosovës pse si Kryeministër i Shqipërisë dhe si Kryetar i OSBE-së po hesht ndaj kërcënimeve për luftë si në Nagorni-Karabak të Presidentit serb Aleksandër Vuçiq apo për kërcënimin e Ivica Daçiq ndaj atyre që jepnin informacion mbi varrezat masive të shqiptarëve të zhdukur, të cilat ende gjenden sot në Serbi. Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve të Kosovës pse si Kryetar i OSBE-së nuk bëri asgjë për të kërkuar mision faktmbledhës për krimet serbe në Kosovë si dhe për shpopullimin e Luginës së Preshevës. Këto janë fakte. Gjithçka tjetër, e ngritur dhe e nxitur prej tij, është luftë antikombëtare për pushtet”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!