LAJMI I FUNDIT:

Mbi 800 viktima nga coronavirusi në Kosovë

Mbi 800 viktima nga coronavirusi në Kosovë

Nga data 13 mars kur edhe janë shfaqur rastet e para me COVID-19 në Kosovë e deri më sot kemi 28 mijë e 616 raste pozitive, nga 117 mijë e 585 persona të testuar.

Deri më tani 17 mijë e 55 persona të shëruar nga coronavirusi.

Ndërkaq numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 808.


Kështu akoma i kemi edhe 10 mijë e 752 raste aktive.

Javët e fundit numri i rasteve pozitive dhe rasteve me fatalitet nga ky virus është rritur dukshëm.

Njoftim nga IKSHPK:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1791 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 765 raste pozitive, derisa janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Sipas institutit, rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

“Numri total i rasteve pozitive është 28.616 raste nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 809 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 193 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.055 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.752. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik”.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori