LAJMI I FUNDIT:

​Greqia mbyll shkollat fillore dhe kopshtet

​Greqia mbyll shkollat fillore dhe kopshtet

Greqia merr një tjetër masë për frenimin e përhapjes së coronavirusit, duke vendosur mbylljen e shkollave fillore dhe kopshteve.

Ministrja e Arsimit, Niki Kerameos tha se fëmijët do të zhvillojnë mësim online dhe nëpërmjet platformave alternative. Vendimi vjen një javë pasi Greqia hyri në izolimin e dytë.


Një javë pas izolimit të dytë, Greqia merr një tjetër masë për frenimin e përhapjes së coronavirusit, duke vendosur mbylljen e shkollave fillore dhe kopshteve. Vendimin e njoftoi ministria e Arsimit Niki Kerameos, në një konferencë për shtyp.

“Nga e hëna, 16 nëntor dhe për dy javë, operacioni i drejtpërdrejtë i strukturave të arsimit fillor është pezulluar në të gjithë vendin. “Kopshtet dhe shkollat fillore mbeten të mbyllura, si dhe Gjimnazet dhe Liceun e vendit, deri më 27 nëntor”, tha zonja Kerameos.

Qëllimi për mbylljen e shkollave në të gjithë Greqinë është ulja e lëvizshmërisë dhe ndalimi i valës së dytë të pandemisë së coronavirusit.

Mësuesit tashmë kanë informuar prindërit e nxënësve të tyre për regjistrimin e fëmijëve në platformat e-mësimit.

Sugjerimi i specialistëve të sëmundjeve infektive për mbylljen e shkollave fillore u bë në fillim të javës dhe kishte të bënte me Selanikun. Sidoqoftë, përhapja e pandemisë po ndryshon të dhënat, pasi gjithnjë e më shumë zona kanë hyrë dhe po hyjnë në “zonën e kuqe”.

Në total numri i të prekurve me COVID-19 në Greqi ka arritur mbi 69 mijë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar 997.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori