LAJMI I FUNDIT:

Abrashi i quan kontradiktore deklaratat e PDK-së për hyrje në Qeveri: Koalicioni i ka numrat

Abrashi i quan kontradiktore deklaratat e PDK-së për hyrje në Qeveri: Koalicioni i ka numrat

Kosova gjendet në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të arrestimeve të Speciales, vlerëson deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi.

Tutje, ai theksoi se imazhi i Kosovës në këtë aspekt është përkeqësuar dhe se i gjithë spektri politik pozitë dhe opozitë duhet të jenë të bashkuar.

“Mendoj që përkundër situatës të ashtuquajtur të jashtëzakonshme që e kemi për shkak të Speciales përgëzoi qytetarët për një urtësi, maturi përkundër ngjarjeve të Speciales. Kur është votuar Specialja AAK-ja nuk e ka votuar. Unë besoj që krerët politik që gjenden në Hagë do të vërtetojnë që ka qenë luftë mbrojtëse, çlirimtare dhe nuk e kam dyshimin që e njëjta do të vërtetohet, por që nevojitet kohë”, tha Abrashi për Ekonomia Online.


“Jemi në situatë kur imazhi i Kosovës është i përkeqësuar dhe mendoj që i gjithë spektri politik pozitë dhe opozitë duhet të jenë të bashkuar për shkak se në të njëjtën kohë problemin e kemi edhe me Covid-19, ku situata është duke u përkeqësuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rruzullin tokësor”.

Ai foli edhe sa i përket çështjes së presidentit, duke theksuar se AAK-ja e ka dhënë kandidaturën dhe se nuk ndërron qëndrim.

“Çështja e presidentit është tani më veç legjitime për shkak të situatës aktuale që është në Hagë. Besoj se koalicioni do të gjejë forma për zgjedhjen e presidentit. AAK-ja e ka dhënë kandidaturën për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.

“Shpresoj që ky kandidat do të përkrahet nga deputetët e parlamentit të Kosovës. Sipas mendimit tim është kandidati më konsensual i mundshëm që mundet me qenë, por besoj që në ditët dhe muajt në vijim do të procedojmë edhe çështjen e presidentit”.

Ai tha se nuk e di çfarë është disponimi i PDK-së për shkak se ka deklarime kontradiktore, duke shtuar se si koalicion i kanë numrat.

“Unë nuk e di se çfarë është disponimi i PDK-së për shkak se ka intervista kontradiktore. E kuptoj edhe shqetësimin e PDK-së për shkak të asaj se çfarë kanë ndodhur me liderët politik të saj. Koalicioni potencial i ka numrat e vet”.

Abrashi shtoi se nuk është situata politike për zgjedhje të reja, për shkak të situatës me Covid-19 dhe speciales.

“Unë personalisht nuk mendoj që ka zgjedhje dhe mendoj që nuk është situata politike aktuale, sidomos situata që ndërlidhet me Covidin dhe situata me liderët politik në Hagë. Mendoj që për zgjedhje kemi kohë”, tha deputeti i AAK.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori